Pas humbjes së papritur në ndeshjen e parë Barcelona zhbllokohet dhe siguron fitoren e parë për këtë sezon në La Liga. Me Messin e Suarez në tribunë për shkak dëmtimi skenën e merr Antoine Griezmann që bën për vete tifozët e rinj me një dygolësh fantastik që përmbys takimin ndaj Real Betis në “Camp Nou”.
Ndeshja mbyllet 5-2 për ekipin blaugrana ndërsa golat e tjerë mbajnë firmat e Carles Perez, Jordi Alba dhe Arturo Vidal.
Në vend të parë në Spanjë është Atletico Madrid me 6 pikë të plota. Vitolo pas një pasimi të Joao Felix ishte ai që vendosi fitoren 1-0 të Atleticos në fushën e Leganes./Përgatiti Andi Kapxhiu/