Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, MF deri tani ka alokuar 17.73 miliardë lekë
TIRANË, 4 Nëntor/ATSH/- Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 17.73 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Gjithsej për vitin 2015 janë planifikuar të shlyhen 20 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të strategjisë, deri në 30 tetor 2015, janë alokuar në total rreth 17.73 miliardë […]
/ATSH/- Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 17.73 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Gjithsej për vitin 2015 janë planifikuar të shlyhen 20 miliardë lekë detyrime të prapambetura. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në kuadër të strategjisë, deri në 30 tetor 2015, janë alokuar në total rreth 17.73 miliardë lekë detyrime të prapambetura, nga të cilat janë shlyer/paguar 15.81 miliardë lekë, duke arritur një shkallë realizimi 89%.
Sipas të dhënave, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për investime janë alokuar rreth 6.2 miliardë lekë nga të cilat janë paguar 5.8 miliardë lekë, me një shkallë realizimi prej 95%. Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për mallra dhe shërbime janë alokuar rreth 416 milionë lekë nga të cilat janë paguar rreth 271 milionë lekë me një realizim në masën 65%. Në këtë kategori, sipas Financave, vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një numër shumë të madh faturash (krahasuar me numrin e faturave të klasifikuar sipas kategorive të tjera) dhe që kërkojnë një kohë më të madhe të përpunimit të tyre.
MF bën të ditur se për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH-së, Tatim Fitimin dhe Akcizën janë alokuar rreth 5.77 miliardë lekë nga të cilat janë paguar rreth 5.48 miliardë lekë me një realizim në masën 95 %. Në këtë masë realizimi ndikon fakti se subjektet/individët përpara se të përfitojnë vlerën e detyrimit të prapambetur, duhet të shlyejnë detyrimin që ata kanë ndaj administratës tatimore dhe doganore, sipas një prej formave të përcaktura në Udhëzimin e Ministrit të Financave. Ka raste që vlera e këtij detyrimi është shumë më e madhe se sa vlera që ata përfitojnë, duke u vonuar kryerja e pagesës, rrjedhimisht duke ndikuar në masën e realizimit të përmendur më lart.
Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në zërat "detyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore ndaj subjekteve/individëve, shpronësimet dhe emergjenca civile" për të cilën janë alokuar rreth 5.34 miliardë lekë dhe paguar 4.1 miliardë lekë me një realizim në masën 78%.
Një pjesë e këtyre detyrimeve duke shkuar tek kompanitë iu kanë dhënë mundësi atyre për të shlyer edhe detyrimet fiskale që i janë kthyer buxhetit në formën e të ardhurave, për t'u investuar, sipas programit të qeverisë. Shlyerja e borxheve të prapambetura ishte një prej angazhimeve më të forta politike të qeverisë. Sipas të dhënave zyrtare, shuma totale e këtyre borxheve që qeveria e kaluar kishte akumuluar në vite ndaj biznesit ishte rreth 72.6 miliardë lekë.
Qeveria programoi që në vitin 2014 të shlyente 35 miliardë lekë detyrime të prapambetura ndaj biznesit. Ndërsa në buxhetin e vitit 2015 ajo llogarit të shlyejë shumën prej 20 miliardë lekë dhe në vitin 2016 po 20 miliardë lekë. Ministria e Financave ka hartuar strategjinë përmes së cilës nuk krijohet hapësirë për detyrime të prapambetura ndaj biznesit në të ardhmen.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
48.4%
-
Jo
37.4%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrimi i Diasporës për zgjedhjet e 11 majit/ Elena Xhina: 3 mijë kërkesa në ditë! Medlir Mema: Kemi shqetësim për përdorimin e ambasadave dhe konsullatave
13 Janar, 19:13
-
Atentat me kallashnikov në autostradën Vlorë-Fier, 30-vjeçari vritet brenda makinës, autorët qëlluan breshëri drejt tij përreth 1 kilometër (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Moti i keq, Lezha në terr! Mijëra banorë të 6 njësive dhe Shëngjinit pa energji elektrike prej 3 ditësh, shkak defektet në rrjet! (VIDEO)
13 Janar, 18:55
-
Ngjela në Report TV: Si mund t’i fitojë zgjedhjet kryetari i një partie i shpallur ‘non grata’ nga SHBA! Këta menduan se ishin të paprekshëm, Rama i qetë
13 Janar, 18:42
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:42
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqipëri, shqetësim në rritje mbi dhunën në rrjete sociale te të miturit
13 Janar, 18:28
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Zjarret në Los Anxhelos/ Beyonce dhuron 2.5 milionë dollarë për të prekurit
13 Janar, 18:15
-
Shefi i NATO-s pret që zgjedhjet në Kosovë të mos ndikojnë në destabilizimin e situatës
13 Janar, 18:06
-
Kallëzoi Berishën në SPAK për falsifikimin e datëlindjes, Idajet Beqiri: Ia thashë në sy në 1997, je kriminel! Tropojanët e tij më rrahën dhe masakruan
13 Janar, 18:04