A e dini se një amerikan vdes çdo një orë nga melanoma? Kjo sipas ekspertëve është një normë tragjike. Ata theksojnë se nëse kanceri i lëkurës kapet herët është i sherueshëm. Një tjetër lajm i mirë është se ka shumë gjëra që ju mund të bëni për të mbrojtur kancerin e lëkurës. Shmangni solarin përgjithmonë.

Solari është shkaktar i njohur i kancerit, ndaj Fondacioni për Kancerin e Lëkurës ka paraqitur një ankesë pranë Komisionit Federal të Tregtisë për Jersey Shore, duke kërkuar një paralajmërim për rreziqet që kanosen nga solari i vazhdueshëm. Kontrolloni vetën çdo një muaj. Doktorët këshillojnë që çdo një muaj të kontrolloni trupin tuaj përpara pasqyrës për të parë nëse ju ka ndodhur diçka e pazakontë në lëkurë. Është e rëndësishme që të bëhet një kontroll i imtësishëm i vetes, pasi në këtë mënyrë mund të shmangni rreziqet që ju kanosen qoftë edhe nga shfaqja e një nishani të pazakontë. Bëhuni "doktor" i vetes tuaj. Çdo ditë mundohuni të tregoni kujdes të veçantë ndaj trupit tuaj dhe më pas për çdo gjë do ishte mirë të konsultoheni me dermatologun, apo mjekun tuaj të familjes. Në këtë mënyrë asnjë rrezik nuk do ju kanoset. 

ATSH