LAÇ – Është e marta e 13-të e pelegrinazhit dhe në Kishën e Shna Ndout në Laç do gjesh njerëz nga e gjithë Shqipëria e madje edhe qindra emigrant.
Banorët e qytetit thonë se numri i pelegrinëve në kishën e Shna Ndout vjen gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën 1 milionë pikërisht më 13 qershor.
RITET
Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh. Si fillim, një vend pushues në formën e shpinës, ku mendohet të ketë pushuar shenjti. Diku më lart, vënë këmbën në një shkëmb të bardhë të vogël, ku duket forma e një gjurme, më tutje vrima në formën e syrit dhe një gjurmë kali.Mendohet se janë të gjitha veprime që ka kryer shenjti, emrin e të cilin mban ky vend.
Kryejnë ritet dhe vendosin qirinj. Disa syresh marrin me vete në shtëpi edhe guralecë nga vendi i shenjtë, e disa të tjerë vendosin rrobat e trupit në shkëmbin apo kacubet e shumta të kodrës. Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh.
Me të ngjitur 300 shkallët e kodrës, fryma ndalet tek mesha në Kishë e më tej në vizitën “magjike” tek Shpella e Shna Vlashit.
Më 13 qershor, mijëra njerëz flenë atje. Aty ku falen myslimanë e katolikë, pa dallim feje. Kësisoj fenomeni i Shna Ndout, deri-diku, mund të kuptohet, por kurrë nuk mund të shpjegohet. Nderimi i tij është fenomen fetaro-popullor. Miliona njerëz janë "miqësuar" aq sa nuk mund të jetojnë pa të. “Gjejmë paqe dhe një vend ku besimi merr kuptimin e plotë”, thonë besimtarët për kameran e A1Report duke e mbyllur me urimin e përminutshëm “Të ndihmoftë Shna Ndou”.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com