TIRANË- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kishte shndërruar bilardon që administronte në “loto”.

Pas kundërshtimeve të pronarit, policia arriti të kontrollonte telefonin e M.M, ku edhe gjetën disa faqe për vendosjen e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy aparate celulare, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm dhe lista të ndryshme me të dhëna/faqe për vendosjen e lotarive sportive.

Mbi 33-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Organizimi i lotarive të palejuara", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".