Shoferët apo këmbësorët fajtorë të aksidenteve? Drejtuesit e mjeteve: Problem të rinjtë në timon, janë të pabindur! Rregullat nuk respektohen nga askush

Drejtuesit e automjeteve janë të ndarë kur i pyet për shkaqet e aksidenteve brenda kryeqytetit. Pa diskutim, janë disa alternativa që zgjedhin, por njëra prej tyre është edhe shpejtësia tej normave të lejuara nëpër hapësira publike dhe kryesisht kryqëzime që ka lëvizje të madhe të këmbësorëve.

“Ndoshta shpejtësia në ndonjë moment është shkak, kur dikush është me urgjencë në timon, por logjikisht nuk ka pse të ndodh”, tha një shofer.

Pavarësisht statistikave që tregojnë se janë shoferët shkaktarët e përplasjeve, një pjesë e drejtuesve të mjeteve nuk e ndajnë dot shkaktarin.

“Nuk mund t’ua lësh as shoferëve dhe as këmbësorëve. Nëse këmbësori nuk respekton rregullat e kalimit, është faji i tij, nëse nuk e zbaton shoferi, është i këtij të fundit”, tha një drejtues mjeti

“Këmbësorët mesa i shoh unë nuk i zbatojnë masat që janë, por edhe shoferët duhet të jenë shumë të kujdesshëm”, u shpreh një tjetër.

Të tjerë, ndoshta edhe për shkak të konfliktit të interesit, fajin ua hedhin këmbësorëve.

“Në momentin që nuk e respektojnë këmbësorët, ata janë. Drejtuesit e mjeteve përpiqen t’i respektojnë më shumë rregullat”, tha një prej tyre për Report Tv.

“Këmbësorët, sepse nuk i zbatojnë rregullat”, tha një drejtues.

Drejtuesit e mjeteve mendojnë se janë moshat e reja target grupi më i pabindur në timon. Shkak bëjnë sidomos marrjen e patentave në mënyrë të parregullt.

“Po ta shikosh janë të gjithë rini që janë të sapo marrë patentën. Aksidentet më shumë për këta po ndodhin, me sa kam parë”

“Ndikon pasi e merr pa kurs patentën, e merr kundrejt pagesës”

“Mendoj që duan të tregojnë kokëfortësinë e vetë, mendojnë që unë po kaloj dhe rruga është e imja”

“Edhe infrastruktura nuk është në nivele të kënaqshme, pastaj edhe drejtuesit e mjeteve abuzojnë” thanë disa drejtues mjetesh

Por, si perceptohet sjellja e shoferëve nga shqiptarët që kanë jetuar jashtë?

“Kam 27 vite që jetoj në Athinë, por këto që shoh këtu, po më habisin”, tha një tjetër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saimir: 12/02/2021 19:57

    Problemi i qarkullimit eshte shume evident ne Shqiperi me gjith qe sinjalistika si semaforet dhe vizat e bardha jane shtuar por keto injorohen si nga kembesoret dhe drejtusit e mjateve. Te rinjte dhe femrat jane me problematike si drejtus mjetesh ashtu dhe kembesore..... Ka shume shpellare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë