Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 60-vjeçari R.S dhe 59-vjeçari A.M, të dy banues në Elbasan. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Bebi duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 171 AU, në afërsi të bashkisë Elbasan, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.
Si pasojë, është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa AA 031 JB, i cili ka qenë i parkuar dhe më pas ka aksidentuar dy këmbësorët.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com