TIRANE- Një person ka rënë në prangat e uniformave blu të kryeqytetit mbrëmjen e sot pasi kundërshtuar punonjësin e policisë duke e dhunuar atë. Preng Doçi, në gjendje të dehur, nuk pranoi që t’i bindet policisë për dokumentacionin e makinës, duke ofenduar dhe më pas goditur efektivin e policisë.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme pranë Ministrisë së Drejtësisë, ndërkaq, “A1 Report” siguron fotot e momentit të arrestimit të Preng Doçit.
 
Pas kësaj ngjarje, forcat e njësisë “Shqiponja” kanë arrestuar Doçin, dhe e kanë shoqëruar në komisariat.

aksioni i policise
aksioni i policise
aksioni i policise

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)