ELBASAN- Shoferi i kryebashkiakut Qazim Sejdini ka shkaktuar një aksident mesditën e sotme orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë.
Makina tip "Benz" me targa AA 359 NK e drejtuar nga shoferi i kryebashkiakut, Xh.F. 51 vjeç banues në Elbasan ka përplasur një motoçiklist.
Sipas burimeve të Report Tv në momentin e aksidentit në makina nuk ka qenë kryebashkiaku Sejdini, por vetëm shoferi i tij.
Makina që ka shkaktuar aksidentin sipas policisë së Elbasanit është në pronësi të një kompanie dhe marrë me qira në përdorim nga Bashkia Elbasan.
I plagosur nga aksidenti ka mbetur A.A. 32 vjeç banues në Labinot Fushë. Policia deklaron se drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të të dëmtuarit e kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motoçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit, drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorit.

Foto nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendi i ngjarjes
NJOFTIMI I POLICISE ELBASAN
Në datë 08.10.2017 rreth orës 14:30 në aksin rrugor Librazhd - Elbasan, pranë fshatit Labinot Fushë mjeti tip "Benz" me targa AA 359 NK drejtuar nga shtetasi Xh.F., 51 vjeç banues në Elbasan, në pronësi të një kompanie dhe marrë me qera në përdorim nga Bashkia Elbasan ka aksidentuar motorçiklistin shtetasin A.A., 32 vjeç banues në Labinot Fushë. Drejtuesi i mjetit së bashku me 2 të afërm të shtetasit të dëmtuar kanë çuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan drejtuesin e motorçikletës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas drejtuesi i mjetit është paraqitur në Komisariatin e Policisë Elbasan. Policia po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale nën drejtimin e Prokurorit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com