Një 24-vjecar i cili udhëtonte me makinë me një maskë në fytyrë ka vënë në alarm banorët e zonës më të frekuentuar të Tiranës, në ish-bllok, të cilët menjehërë kanë njoftuar policinë.
Efektivët e skuadrës Shqiponja të cilët konstatuan lëvizjet e shoferit te maskuar dhe shqetësimin që krijonte tek qytetarët, ndaluan makinën tip BMW dhe shoqëruan në komisariat të riun R.Shehu, rreth orës 20:30. Policia ka dyshime se drejtuesi i mjetit me fytyrë të mbuluar mund të kryente vepër penale e me qëllim parandalimim e ndonjë ngjarje të mundshme u bë shoqerimi i tij për sqarimin e rrethanave në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Bashkë me të u shoqëruan për sqarime të plota në komisariat edhe një 23-vjecar që ndodhej në makinë dhe një vajzë 18-vjecare, të tre me banim në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit efektivet nuk kanë konstatuar sende të jashtëligjshme. Policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme
Gre.MShqiptarja.com
/Shqiptarja.com