Ish-kryebashkiaku i Kamzëz, Xhelal Mxiu ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon efektivin e Policisë për sjellje kriminale.

Nga video e publikuar, kuptohet shumë pak mbi motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje, por ajo që shihet është se në këtë rast shoferi i kamionit për pak po i shtyp kokën policit me derën e makinës.  Polici kërkon të ngjitet me forcë në kabinën e shoferit, ndërsa ky i fundit tenton që të mbyllë derën, për të mos e lënë të afrohet.

“Sjellje kriminale e policisë në Qafë Thane”, shkruan Mziu.

1624730889_page.jpg

Momenti kur shoferi po i shtyp kokën me derën e kamionit efektivit