Shokohet Italia/ Burri djeg gruan dhe mbyt me zinxhir 2 djemtë 'Ishin të pushtuar nga djalli'

Shokohet Italia/ Burri djeg gruan dhe mbyt me zinxhir 2 djemtë 'Ishin të pushtuar nga djalli'

Foto nga banesa ku ndodhi krimi

Italia është shokuar nga një ngjarje e rëndë. Një burrë ka masakruar bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, 16 vjeç dhe 5 vjeç në Altavilla Milicia të Palermos. Më pas Giovanni Barreca murator 54 vjeçar ka telefonuar policinë për të rrëfyer krimin që ka ndodhur një ditë më parë, pikërisht 36 orë përpara se ai t'i telefononte poliicisë

Sipas dëshmisë së tij krimin e kishte kryer pasi familja ishte ‘pushtuar’ nga djalli.

Gruaja u dogj dhe u varros ndërsa fëmijët, Emanuel, 5 vjeç dhe Kevin 16 vjeç u mbytën me zinxhir. Vajza 17 vjeçe ka arritur të shpëtojë, shkruan media italiane. 54 vjeçari është gjetur në gjëndje shoku nga mjekët e ambulancës.

E gjitha ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, rreth orës 03:00 kur ka telefonuar policinë për të thënë se kishte vrarë gruan dhe fëmijët. Ishte i bindur – ka thënë  që ‘i kishte marrë djalli’ dhe se ai kishte për detyrë ta zhdukte atë prani demoniake me çdo kusht.

Kur policia shkoi në Casteldaccia, jo shumë larg, Altavilla Milicia (Palermo) ku familja kishte banesën i tha që e kishte vrarë gruan por trupin e saj nuk do e gjenin në banesë. Ndërkohë  në banesë kanë gjetur trupat e dy fëmijëve, të dy të mbytur nga i ati. Pranë më të madhit, Kevin,  kishte edhe zinxhirin e përdorur për ta mbytur.

Trupi i pajetë i gruas, Antonella është gjetur e karbonizuar rreth orës 14:00 pas disa orësh kërkimi, në buzë të kopshtit që rrethon shtëpinë.

Dyshohet se 54 vjeçari nuk ka vepruar i vetëm.  Një çift që ai e njihte në Palermo mendohet se është përfshirë në vrasje prandaj policia po i merr në pyetje. Edhe ata janë besimtarë fanatikë të cilët dyshohet se mund të kenë frymëzues të masakrës.

Giovanni Barreca dhe gruaja e tij i përkisnin komunitetit evangjelist  të Altavilla Milicia, të cilin e kishin ndjekur deri në 2020, kohën e pandemisë. Më pas pastori i kishës thotë se nuk i kishte parë më. Me sa duket Barreca i ishte afruar, nëpërmjet rrjeteve sociale, Roberto Amatulli, një pastor i vetëshpallur ungjillor, shërues dhe parukier ekzorcist nga Bari, i cili pretendonte se ishte në gjendje të largonte djallin.

​Qartazi vuante nga një shqetësim i thellë psikologjik, për të cilin ende nuk është e qartë nëse ndiqej nga një specialist, ndërsa muratori nga Altavilla ishte bërë një fanatik ekstrimist. Kudo – thonë ata që e njihnin – ai shihte praninë e djallit dhe efektet e tij. Dhe ai, si “ushtar i Zotit”, siç e përkufizon veten në profilet e tij sociale, i braktisur apo i mbyllur për të paktën pesë vjet, ishte i bindur se kishte për detyrë “të luftonte për mbretërinë e Zotit”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi miraton ndërtime strategjike në zonat e mbrojtura, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deti i Kuq/ Grupi Houthis sulmojnë një anije amerikane

Deti i Kuq/ Grupi Houthis sulmojnë një anije amerikane