Shokon Karaxhiç: Droni u ngrit me
lejen e Serbisë, 'Ballisti' guximta

Shokon Karaxhiç: Droni u ngrit me<br />lejen e Serbisë, 'Ballisti' guximta
Ish-presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç ka surprizuar me një deklaratë bombastike të dhënë për mediat vendase duke u shprehur se droni në ndeshjen përballë Shqipërisë u ngrit edhe me ndihmën e serbëve.
 
Unë nuk jam hajdut, nuk kam vjedhur asgjë, gjithçka rrjedh nga njerëzit që organizuan Xhenoan dhe dronin. Gjithçka është gatuar në të njëjtën kuzhinë" deklaroi ai për “informer.rs”.
 
Tomislav Karaxhiç thotë se është i habitur nga Ismail Morina, që arriti të vinte nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në çatinë e një kishe dhe të hedhë dronin, por sipas tij ai ka mbështetje në Serbi.
 
Kjo është e pabesueshme. Nuk e kuptoj se si Morina erdhi nga Shqipëria në Beograd të ngjitet në çatinë e një kishe dhe të hedhë dron.
 
Duhet kurajë për të realizuar një operacion të tillë dhe gjithçka është kundër vendit të vet, ekipit të vet dhe interesit kombëtar, në sytë e të gjithë Europës. Por, pa mbështetje kjo gjë nuk mund të bëhej.
 
Ismail Morina ishte pjesë e organizimit, por nuk kam pikë dyshimi që ai kishte mbështetje në Serbi
" tha ai.
 
Droni u ngrit në tetor 2014 nga Ismail Morina dhe ndeshja u ndërpre në Beograd, ndërsa në CAS fitoi Shqipëria 3 pikët.

Tomislav Karaxhiç
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë