Shokon ministri italian: Kam fjetur me 1500 gra! Tragjedi që Berlusconi fjeti me më pak se 100

Shokon ministri italian: Kam fjetur me 1500 gra! Tragjedi që Berlusconi fjeti me më pak se 100

Vittorio Sgarbi dhe Silvio Berlusconi

Një ministri italian i është kërkuar të japë dorëheqjen pas deklaratës ‘bombë’ që dha në një galeri arti, ku tha se ka fjetur me 1500 gra.

Bëhet fjalë për Vittorio Sgarbi, ministër kulture në qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni. Ai i la pa fjalë të gjithë të pranishmit në galerinë e artit në Romë ku mburrej për eksperiencat e tij me gratë.

Ishte këngëtari italian Morgan që e ngacmoi duke e pyetur për numrin e grave që ka fjetur dhe Sgarbi nuk hezitoi të bënte llogaritë.

“Unë nuk i kam numëruar dhe nuk i di por mund të them mesatarisht 3 në muaj, kur kam qenë aktiv arrita edhe 9 ose 12 në muaj. Kështu që mund të them 1500 gra minimumi”, tha Sgarbi, i cili njihet si kritik arti.

Ai foli edhe për mikun e tij Silvio Berlusconi, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 86-vjeçare duke thënë se ishte tragjedi për të që fjeti me më pak se 100 gra.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta