Stephen Chamberlain, partneri ne biznes i manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, ka vdekur pasi u përplas nga një makinë. Mike Lynch aktualisht është i zhdukur në Itali pasi jahti Bayesian u godit nga një stuhi.

Sipas BBC, 52- vjeçari, Chamberlain vdiq pasi u godit nga automjeti, teksa po kalonte rrugën në Cambridgeshire, në Angli ndërsa shofer që drejtonte mjetin ishte një grua 49-vjeçare nga Haddenham,

Gary Lincenberg, avokati i Chamberlain, e përshkroi atë si një "njeri të guximshëm".

"Klienti dhe miku ynë i dashur Chamberlain u godit për vdekje nga një makinë të shtunën ndërsa po kalonte rrugën. Ai ishte një burrë i guximshëm me integritet të pashoq. Na mungon shumë", tha ai. 

Kërkimet për të zhdukurit nga jahti në brigjet e Siçilisë kanë rifilluar ditën e sotme. 6 turistë përfshirë zotin Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare mbeten të zhdukur nga jahti i quajtur Bayesian. Ai u godit gjatë stuhive të forta në orët e para të së hënës (18 gusht). Kryetari i Morgan Stanley International Bank, Jonathan Bloomer dhe avokati i Clifford Chance, Chris Morvillo, janë gjithashtu në mesin e të zhdukurve.