Disa pamje të filmuara nga kamerat e sigurisë në një sallë kirurgjikale , në Kinë, kanë shokuar publikun në mbarë botën.
Një kirurg i cili po kryente një ndërhyrje kirurgjikale në syrin e një pacienteje, ka goditur me grusht në fytyrë këtë të fundit, i acaruar se ajo lëvizi gjatë momentit të operacionit.
Sipas mediave ndërkombëtare, pacientja e cila u godit 3 herë me grusht në fytyrë ishte një 82-vjeçare.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, por pamjet janë publikuar së fundmi.
Autoritetet spitalore po hetojnë incidentin, duke pezulluar kirurgun, si dhe kanë shkarkuar titullarin e departamentit përkatës.
Ekipi i spitalit thotë se incidenti ndodhi për shkak se pacientja nuk ndaloi së lëvizuri gjatë operacionit.
Shkak i lëvizjeve të shumta të pacientes 82-vjeçares gjatë operacionit në sy, besohet të jetë një alergji që ajo ka pësuar nga anestezia, duke bërë që të tundte kokën disa herë.
Ngjarja shokuese ka ndodhur në spitalin në Guigang, një qytet në Kinën jugperëndimore, 482 kilometra në perëndim të Hong-Kongut.
K.M/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Shkurt, 09:49
Kush e ka fajin për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas?
-
Shkaqe natyrore
36.9%
-
Gërryerja lumit
25%
-
ARRSH
38.1%
Vota total: 1865
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Merz viziton Pekinin, sa e varur është Gjermania nga Kina?
24 Shkurt, 15:44
-
Shkencëtarët bëjnë ‘magji’ në laborator, përftojnë domate me aromë kokoshkash
23 Shkurt, 18:54
-
Mes tensioneve globale, Trump do të kryejë vizitë tre ditore në Kinë! Takim me presidentin Xi Jinping
20 Shkurt, 18:03
-
Adidas, Gucci e Hugo Boss/ Nga Kina në Durrës bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara! Ishin porositur nga një kompani në Maqedoninë e Veriut
19 Shkurt, 08:24
-
Merz: Gjermania do të kërkojë partneritete strategjike me Kinën mes tarifave amerikane
18 Shkurt, 20:33
-
Robotët humanoidë të Kinës sfidojnë kufijtë e inteligjencës artificiale (VIDEO)
18 Shkurt, 13:56
-
Nga Pekini në Bangkok, miliona njerëz mirëpresin Vitin e Ri Hënor! Simboli i Kalit të Zjarrit, traditat dhe besëtytnitë
17 Shkurt, 08:00
-
Rubio po mundohet të përmirësojë raportet me aleatët evropianë, ndërsa Kina kërkon të afrojë më shumë Evropën
15 Shkurt, 18:36
-
CIA kryen përpjekje të reja për të rekrutuar ushtarakë si informatorë në Pekin
12 Shkurt, 19:02
-
Rezervat e arit të Kinës arrijnë në 370 miliardë dollarë
10 Shkurt, 12:24
-
Trump do të vizitojë Pekinin në prill? Kamberi për Report TV: Kina është elefanti në dhomën e diplomacisë botërore
9 Shkurt, 17:27
-
Trump lajmëron takimin me Xi Jinping në Shtëpinë e Bardhë në fund të vitit: SHBA dhe Kina janë vendet më të fuqishme në botë
9 Shkurt, 11:40