Shoqëria Aeroclub e Savonës dhe e Riviera di Ponente, kërkon t'u kthehet avioni që u ul në grykëderdhjen e Ishmit, në afërsi të Durrësit.
Avioni tip "Piper Pa-32 Saragota", ka një vlerë rreth 500 mijë euro.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Shoqëria, një nga më prestigjiozet në nivel kombëtar (Itali), i ka shkruar një e-mail Ambasadës Italiane në Tiranë, për të marrë informacion mbi avionin e sekuestruar.
“Të vetmet informacione që kemi marrë deri më tani, – thotë presidenti i Shoqërisë, Mauro Zunino, – kanë qenë ato që kemi lexuar në gazeta dhe që kemi parë në televizione. Asnjë informacion zyrtar nuk ka ardhur nga autoritetet diplomatike dhe forcat e policisë. E gjithë kjo duket e çuditshme për shkak se në avion ndodhet dokumentacioni për pronësinë e avionit, sipas të cilit avioni i përket klubit tonë, pasi u dhurua nga Sergio Borea. Aeroplani pritej të shkonte në Panero të premten pasdite, por në vend që të shkonte atje ai u sekuestrua”, mësohet të jetë shprehur Zunino.
Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili përpara hetuesve shqiptarë ka dhënë dëshmi kontradiktore. Fillimisht u shpreh se do transportonte 200 kg marihuanë, për të cilën do paguhej 20 mijë euro. Ndërsa gjatë dëshmive të dhëna sot, piloti 69 vjeçar, ka deklaruar se në Shqipëri erdhi për turizëm.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com