Shoqërohet në polici deputeti
Faton Topalli: Isa Mustafa feston

Shoqërohet në polici deputeti<br />Faton Topalli: Isa Mustafa feston
Faton Topalli, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar në rrjetin social “Facebook” se policia e ka ndaluar brenda Kuvendit të Kosovës dhe nuk po e lejon të dalë.

Ai ka shtuar se policia nuk i ka dhënë asnjë arsye për ndalimin që i kanë bërë, në një kohë kur Kryeministri Isa Mustafa po feston një vjetorin e qeverisë së tij me arrestimin e deputetëve.
 
 
Ja mesazhi i plotë i shkruar në Facebook
 
“Para gjysmë ore hyra në Kuvend për t'i kryer detyrat që më takojnë si deputet. Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryemimistri Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!