TIRANE - Ish i burgosuri politik Perikli Shqevi, i cili ishte pjesëtar i grevës një mujore të urisë është shoqëruar nga policia e kryeqytetit.

Ndalimi i tij sot është bërë në ambientet e njohura si ish-fusha e stadiumit dinamo, ku më pas është dërguar në polici për t’u pyetur në lidhje me shkeljen e masës së sigurisë arrest shtëpie dhënë nga Gjykata e Tiranës.

Sipas policisë shoqërimi i tij për në ambientet e Drejtorisë së Tiranës është bërë sepse pas kontrollit të herëpashershëm të uniformave blu, ai nuk është gjendur në banesë.

Shqevi është person në hetim dhe dyshohet nga policia se ai i ka vënë zjarrim ish-grevistit Gjergj Ndreca, i cili ende po kurohet në spital pas plagëve të marra.

Shoqërimi i Shqevit vjen disa ditë pasi ai u mor sërish në pyetje në shoqërinë e avokatit të tij nga oficerë të policisë gjyqësore, sepse Shqevi është në cilësinë e personit nën hetim për djegien e Gjergj Ndrecës.

(eç/shqiptarja.com)