Bukuroshja Jen Glantz, nga New York-u, i dashuron aq shumë dasmat sa ka vendosur të jetë një shoqëruese nusesh profesionale. Zonjusha 26 vjeçare, e cila vetë është ende në kërkim të shpirtit binjak, rrëfen historinë e veçantë të të qenit një shoqëruese nusesh me pagesë.
Në dasmat e mikeshave ajo merrte shpeshherë komplimenta si nje shoqëruese nusesh ideale, që ndryshonte të gjithë atmosferën me sharmin dhe elegancën që e karakterizonte. Ndaj një ditë mendoi se, meqë e bënte këtë gjë me shumë dëshirë, pse mos t’a kthente në një mënyrë biznesi?!
Kështu bëri një njoftim dhe hapi një blog ku shpjegonte aftësitë e saj natyrale për të qenë shoqëruesja ideale që çdo vajzë do donte në dasmën e saj, duke u ofruar të ishte shoqëruesja e tyre. Jen u habit nga numri i pafundëm i mesazheve që mori duke kuptuar se kjo ishte diçka që vërtet mund t’i siguronte një mënyrë jetese.
Ajo e praktikon këtë “profesion” prej disa vitesh tashmë dhe shpreson që në ndonjë prej dasmave ku do të marrë pjesë në të ardhmen, të gjejë dhe ajo një partner për t’u martuar dhe për të qenë një nuse e bukur.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
VIDEO
/Shqiptarja.com