Shoqata AREA e prodhuesve të energjisë së rinovueshme nga burimet ujore, padit bashkinë Kukës për vendosje të paligjshme të tarifave

Shoqata e Prodhuesve të Vegjël të Energjisë së Rinovueshme ka paditur në Gjykatën Administrative Tiranë, Bashkinë e Kukësit. Shkak për këtë padi është bërë një tarifë e re e vendosur nga bashkia në mënyrë të padrejtë në vlerën e 400 mijë lekë në vit për çdo Megavat fuqi instalimi nga hidrocentralet atje. Pas depozitimit të kësaj padie shoqata AREA ka dale me një deklarate për shtyp ku e cilëson si të paligjshme vendosjen e kësaj tarife të paligjshme.

Konkretisht Bashkia Kukës ka vendosur një tarifë 400 mijë lekë ne vit për çdo Megavat fuqi e instaluar, sipas saj me synim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Sipas vendimit kjo tarifë e vendosur është në përputhje me dëmin e matshëm që ka shkaktuar çdo hidrocentral. Por në vendim nuk citohet ndonjë studim për këtë efekt negative sipas tyre të matshëm. Po ashtu kjo tarife është fikse, dhe jo progresive mbi bazën e efektit negativ te supozuar te çdo subjekti ,siç do te ishte me e drejte po te vazhdonim arsyetimin dhe te mund ti shërbente ne të mirë komunitetit.

Pas këtij vendimi për vendosjen e një tarife të re, ndërkohë që kompanitë paguajnë tatimin mbi fitimin në masën 15%, taksat lokale, si dhe japin 3% të energjisë së prodhuar tek OSHEE pa asnjë pagesë, shoqata AREA i është me letër kryetarit të Bashkisë dhe Ministrisë së Financave ku kërkon shfuqizimin e kësaj tarife të papërballueshme për ata. Por për këtë kërkesë nuk kane marrë një përgjigje pozitive duke rënë në vesh të shurdhër të bashkisë. Edhe pse ky vendim është marrë pa asnjë konsultim me grupet e interesit në këtë rast hidrocentralet kjo bashki ka vazhduar duke mos marre ne konsiderate asnjë shqetësim.

Megjithëse kjo periudhe u dominua nga çështja e pandemisë COVID 19, Bashkia Kukës ka vijuar te nxjerre njoftime për bllokime aktiviteti dhe urdhra për te vendosur barra siguruese mbi asetet e paluajtshme dhe te luajtshme te kompanive. Pra përveç gjobës për mospagim të tarifës, dhe mbylljes së aktivitetit të HEC-it, bashkia ka shkuar dhe më tej duke vënë barrën siguruese  mbi asetet e luajtshme dhe të paluajtshme. 

Një vendim i tillë duket se qëllim kryesor ka rritjen e të ardhurave të pushtetit lokal pasi në total në Bashkinë e Kukësit prodhojnë energji të rinovueshme 11 hidrocentrale me fuqi instalimi 64 MË dhe shtesa tatimore qe do të duhet te paguanin arrin në vlerën e 25.6 milionë lekëve për një vit. Ndërkohë sa i takon pretendimit se këto subjekte po ndotin mjedisin, shoqata thekson se ujin përdorin për prodhim dhe mbetja është përsëri ujë.

Praktikisht këto biznese deklaruan se nëse deri më tani kanë paguar tatimin mbi fitimin në vlerën e 15%, me një masë të tillë ngarkesa tatimore e kapërcen 28% duke i vendosur ne vështirësi për pagimin e kredive, aq me tepër qe kushtet klimaterike te reshjeve nuk kane qene te favorshme.

Por si ka filluar kjo histori?

Më datë 24 dhjetor të vitit të kaluar Këshilli Bashkiak Kukës ka miratuar taksat dhe tarifat vendore të reja për vitin 2020, që ishin pjesë e paketës fiskale. Në vendimin e Këshillit Bashkiak nr 53 dt 24.12.19, nder te tjera është përcaktuar një Tarifë për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. Subjekt i kësaj tarife të vendosur  janë dhe Hidrocentralet e ndërtuar dhe ato qe do te ndërtohen qe do t’ju duhet te paguajnë 400 mijë lekë ne vit për çdo Megavat fuqi e instaluar. Sipas vendimit kjo tarifë e vendosur është në përputhje me dëmin e matshëm që ka shkaktuar subjekti në këtë rast hidrocentrali, bazuar ne demin që kanë shkaktuar. Por në vendim nuk citohet ndonjë studim për këtë efekt negative sipas tyre të matshëm. Po ashtu kjo tarife është fikse, dhe jo progresive mbi bazën e efektit negativ te supozuar te çdo subjekti ,siç do te ishte me e drejte po te vazhdonim arsyetimin dhe mund te ti shërbente ne të mirë komunitetit.

Një tarifim i tillë më së shumti ngjan me një “gjobë keqdashëse”, sesa me një tarifë vendore,

Pas këtij vendimi ka reaguar shoqata ‘AREA’, që është përfaqësuese e prodhuesve të vegjël të energjisë së rinovueshme, ku nëpërmjet një letre dërguar Ministres së Financave Anila Denaj më datë 20 mars të këtij viti dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Infrastrukturës Belinda Ballukut dhe Ministrit për mbrojtjen e Sipërmarrjes, ka kërkuar ndihmë për zgjidhjen e kësaj situate të paprecedentë, pasi një tarifë e tillë sipas tyre është e papërballueshme dhe jo ligjore.

Në të theksohet po ashtu se ngarkesa e bizneseve të hidrocentraleve me një tarifë të tillë, është e barasvlershme me rritjen e tatimit mbi fitimin nga 15% që ata paguajnë, tashmë të shkojë në 28-30%.

Në këtë letër shoqata ka kërkuar pezullim të kësaj tarife të re, për shkak të pandemisë së përhapur dhe mbylljes së gjykatave, duke mos ju dhënë mundësinë prodhuesve që të ankimojnë vendimin dhe të marrin një përgjigje ligjore nëse kjo tarifë është apo jo e ligjshme. Po ashtu kërkesa e tyre është që të zhbllokoheshin llogaritë bankare të kompanive që u bllokuan për mos pagimin e kësaj tarife, dhe më pas të bëhet një konsultim me këto tatimpagues të mëdhenj të Bashkisë së Kukësit.

Shqetësimit të ngritur nga shoqata i është përgjigjur në formë të shkruar Ministria e Financave nëpërmjet zëvendësministres së sapoemëruar Vasilika Vjerro, e cila në letër shprehet se vendosja e tarifave është nën kompetencat e këshillit bashkiak por që duhet të ndërmerren në mënyrë transparente dhe të konsultuar me grupet e interesit. Ministria e Financave thotë se një vendim i tille duhet ndërmarrë duke respektuar transparencë në llogaritjen e shkallës dhe qëllimit të vendosjes së tarifës.

Por a është ndjekur një parim i tillë nga Këshilli Bashkiak?

Në ndërmarrjen e një vendimi të tillë nuk është zhvilluar asnjë konsultim paraprak për këtë tarife me grupet e interes dhe për më shumë se dy muaj nga marrja e këtij vendimi ai nuk ishte bërë publik në faqen zyrtare të bashkisë, sipas shoqatës.

Pika tjetër që liston në përgjigje ministria e Financave është edhe vendosja e tarifave në një masë të përballueshme dhe që të mos rëndojë gjendjen financiare të biznesit. “Në të kundërt një tarifim jo në përputhje me parimet dhe kriteret e sipërmendura duke rënduar financiarisht subjektet dhe në veçanti bizneset, mund të çojë në largimin e tyre drejt territoreve të tjera ku ofrohen tarifa më joshëse për zhvillimin e vetë bizneseve por dhe të territorit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave.

Por as kjo pikë nuk është marrë parasysh pasi praktikisht këto biznese nëse deri më tani kanë paguar tatimin mbi fitimin në vlerën e 15%, me një masë të tillë tarifa kapërcen 28%.

Konkretisht nëse një hidrocentral prej 5MW fuqi te instaluar ,qe si investim shkon ne 750 milion lek te reja (6 milion euro), dhe prodhon një sasi energjie prej 13.750.000 KWH ne vit, qe me çmimin e sotshëm do te jepnin një xhiro prej 110.7 milion lekesh, dhe nëse një subjekt do te kishte norme fitimi 10% atëherë fitimi do te ishte 11.000.000 lekë në vit, dhe do të paguaj në shtet 2.5 milionë lekë, në formën e tatimit mbi fitimin. Me vendosjen e këtij detyrimi, këtij central do ti shtohet edhe një vlerë prej 2 milionë lekësh shtesë. Pra praktikisht një dyfishim I tatimit.

Fillimisht shoqata ‘AREA’ i ka dërguar një letër kreut të Bashkisë Kukës Safet Gjicit, ku kërkon argumentim për vendosjen e kësaj tarife të re si dhe arsyet se përse është vendosur pa një konsultim publik.

Disa javë më pas Bashkia e Kukësit në përgjigjen e dhënë për shoqatën thotë se vendimi është i ligjshëm pasi ka marrë aprovimit të Prefektit të Qarkut të Kukësit dhe më pas janë njoftuar të gjitha kompanitë koncesionare për tarifat e reja. Përgjigja e kthyer nga Kryetari Safet Gjici vijon më tej duke shtuar se kjo tarifë është një pagesë e drejtpërdrejtë që shoqëritë koncesionare duhet ta paguajnë pasi kanë marrë në këmbim përdorimin dhe realizimin e aktivitetit në një të mirë publike, dhe sipas argumentimit të bashkisë meqë kompanitë koncesione po përdorin resurset natyrore dhe kanë shkaktuar një dëm në mjedis duhet të paguajnë këtë tarifë që është e barabartë për të gjitha HEC-et e kësaj bashkie.

Ndërkohë vlen të theksohet se kjo tarifë cenon të drejtat e biznesit pasi të gjithë subjektet që operojnë në këtë fushë fillimisht kanë hartuar një plan të detajuar me kushtet teknike, ekonomike dhe te përdorimit te mjedisit. Pra në lejen mjedisore të miratuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë të përcaktuara të gjitha kushtet ligjore për zotëruesin e lejes si dhe atë të rehabilitimit  dhe të pyllëzimit të zonës përreth që është prekur nga ndërtimi i HEC, pra kompanitë që janë në prodhim tashmë e kanë të shlyer detyrimin dhe në këtë mënyrë nuk ka nevojë për një tarifë shtesë. Ata përdorin ujin ne procesin e tyre teknologjik dhe nxjerrin po përsëri atë ujë duke e bere te dyshimte se ku është prodhuar ndotja qe ka gjeneruar këtë tarife.

Ky pretendim hidhet poshtë pasi koncesionarët kanë marrë përsipër të mbjellë një sipërfaqe të re sa trefishi i asaj të ndikuar, si dhe në varësi të subjektit dhe mënyrës së shtrimit të tubacionit kompanitë paguajnë a 70 mijë lekë për çdo kilometër pistë të shtrimit të tubacionit, pasi dëmtojnë pyjet.

Sa i takon pikës tjetër që është sjell si argument nga Bashkia e Kukësit që në këmbim të një të mire publike ju duhet të paguani, në këtë rast e mira që ato po shfrytëzojnë është uji, por edhe kjo e drejtë publike mbarëkombëtare i nënshtrohet ligjit për menaxhimin e mbetjeve të integruara të burimeve ujore, dhe enteve të tjera por jo pushtetit lokal. Këtu duhet të theksojmë dhe sqarojmë, se një vendim i tillë bie në kundërshtim edhe me kontratat koncesionare të kompanive duke qenë se ato këtë të drejtë e paguajnë vazhdimisht tek pushteti qendror. Të gjitha këto kompani koncesionare nëpërmjet FEE Koncesionare i paguajnë në bazë të prodhimit në masën 2.5-4% te tij, në formën e energjisë së papaguar në arkat e OSHEE-së. Pra nëpërmjet këtij sanksionimi nga totali i prodhimit kjo vlerë kalon direkt për OSHEE. Kjo sasi e prodhuar bazuar në shembullin e lartpërmendur arrin në rreth 3.3 milionë lekë në vit.

Duke marrë në konsideratë të gjithë shembujt e dhënë më lartë dhe mënyrën se si kanë vijuar gjërat që ngrihen janë tepër të mëdha. Më thelbësorja është nëse kjo tarifë mos vallë është një tarifim i dyfishtë që mund të shkaktojë dëme të mëdha tek subjektet që detyrohen në mënyrë arbitrare që ta paguajnë? Përveç detyrimeve financiare që subjekti duhet të paguaj ndaj shtetit, koncesionarët tashmë po përballen edhe më vështirësi në prodhim për shkak të ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të munguara.

Për të pasur një ecuri pozitive të biznesit dhe për të mos klimën e të bërit biznes duhet të ekzistojnë një bashkëpunim mes investitorit privat, qeverisë qendrore dhe pushtetit lokal, në mënyrë që biznesi të mos ngarkohet me barrë fiskale më shumë sesa e ka ai fuqinë pagues të detyrimeve në shtet.

Përveç pikëpyetjeve që ngrihen nëse kemi një taksim të dyfishtë të një kategorie biznesi ose në rastin më të keq një gjobë ndaj biznesit, kjo çështje ka edhe një ngërç ligjor pasi kompanive nuk iu është lënë kohë për të ankimuar vendim. Një çështje e tillë mund të shkojë deri në Strasburg, për shkelje të të drejtave kontraktuale dhe mund të kërkojë edhe dëmshpërblim. Por degradimi i situatës deri në këtë pikë mund të shkaktojë jo vetëm humbje financiare por edhe rritje të papunësisë në qarkun përkatës.

Nga ana tjetër edhe pse jemi në një situatë tepër të vështirë izolimi, dhe ku shumë aktivitete janë pezulluar, kjo nuk përbën problem për Safet Gjicin, i cili ka vendosur ti shkojë deri në fund vendimit të tij, këtë herë duke vendosur këto bllokime. 

Në një nga masat ndëshkuese të siguruara nga Report TV, thuhet se gjobitet subjekti me 10.3 milionë lekë për mospagim vullnetar të kësaj tarife si dhe i është mbyllur aktiviteti ekonomik, dhe hapi I radhës është sekuestrimi i pronës. Më tej në njoftimin e mbylljes së aktiviteti thuhet se do të vendoset barra siguruese në të gjitha pronat e luajtshme dhe të paluajtshme që ka pronari dhe se detyrimi duhet të paguhet brenda 5 ditësh.

Por vendimi i Kryetarit të Bashkisë për të bllokuar aktivitetin e HEC-eve për mospagim të tarifës, bie në kundërshtim edhe me Kushtetutën dhe me ligjet e posaçme pasi bllokimi i aktivitetit mund te behet vetëm nga ministria si pale ne kontrate dhe nga askush tjetër nëse ju shkelni kontratën, por jo nga Bashkia e Kukësit.

Po afatet e ankimimit a po respektohen?

Siç shikohet nga ky njoftim për mbyllje të aktivitetit ky afat nuk po respektohet. Pra çdo tatimpagues ka afat 30 ditë për të ankimuar vendimin, dhe deri në marrjen e një vendimi përfundimtar ndaj tij nuk mund të ushtrohen masa detyruese për pagimin e gjobës.

Report TV po ashtu ka mësuar se ditën e sotme Shoqata AREA dhe HEC-et që kanë marrë urdhër bllokimi kanë depozituar padi në gjykatë, për këto shkelje ligjore.

Po nëse çështja shkon për gjykim deri në Strasburg apo nëse organet e drejtësisë në vend vendosin pro HEC-eve, çfarë do të ndodh? A do të marrë përsipër Bashkia Kukës të kthej gjobën e vendosur si dhe të paguaj fitimin e munguar gjatë periudhës që HEC-i ka qëndruar i mbyllur me vendim të vetë bashkisë?

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille