/ATSH-AA/- Në zonat e prekura nga përmbytjet në jug të Shqipërisë ka vazhduar sot shpërndarja e ndihmave për familjet e dëmtuara. Përveç institucioneve shtetërore dhe bizneseve, pjesë e këtyre ndihmave janë bërë edhe shoqata të ndryshme në vend, që janë solidarizuar me familjet e prekura nga përmbytjet.
Sot shpërndarja e ndihmave është bërë për banorët e komunës Frakull në qarkun e Fierit. Shoqata Arsimore Kulturore Humanitare "Alsar" ka shpërndarë ndihma për banorët e kësaj zonë që janë dëmtuar nga përmbytjet e ditëve të fundit. Stafi i kësaj shoqate ka shpërndarë për banorët produkte ushqimore, batanije, dhe produkte të tjera të nevojshme për të kapërcyer situatën e vështirë ku ndodhën banorët.
Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës "Alsar", Saimir Rusheku, ka deklaruar për AA se kjo shoqatë në bashkëpunim me prefekturën e Fierit, kanë ndërmarrë këtë nismë për të iu ardhur në ndihmë banorëve në këtë zone që janë prekur nga përmbytjet si pasojë e vërshimit të lumenjve nga shirat e dendur të ditëve të fundit. "Ky projekt vjen nga bashkëpunimi dhe në sajë të kontributit të ofruar nga vëllezërit tanë nga Turqia dhe veçanërisht Fondacioni Ndërkombëtar i Ndihmave (IHH) me qendër në Stamboll. Me anë të këtyre ndihmave ne shprehim ndjenjën e solidaritet human për këta banorë që janë në vështirësi"-ka deklaruar Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës "Alsar", Saimir Rusheku. Sipas tij shoqata "Alsar" do të vazhdojë edhe në ditët në vijim të shpërndajë ndihma në zonat që ajnë prekur nga përmbytjet.
Ndërsa Xhemil Rrapaj, është njëri nga banorët e fshatit Kashisht të Komunës Frakull në qarkun e Fierit, i dëmtuar nga përmbytjet i cili në një rrëfim për Anadolu Agency (AA) tregon se fshati i tij ndodhet në pranë lumit të Vjosës dhe është përmbytur disa herë gjatë dekadave të fundit.
"Përmbytja e fundit ishte kjo e ditëve të fundit, e cila ishte me përmasa të mëdha dhe na solli më shumë dëme, që nuk mund ta krahasojmë me përmbytjet e kaluara. Ne kemi nevojë për ndihmën që ofrojnë institucionet shtetërore, por ajo që është më kryesorja ne si banorë duam të shpëtojmë një herë e mirë nga përmbytja ose të paktën të minimizohen përmbytjet"- shprehet Rrapaj
/Shqiptarja.com