Shoqata e Bankave: 45% e kredisë 
së re merret për paga, kërkesa e dobët

TIRANË - Bankat e nivelit të dytë kanë konstatuar se rreth 45% e kredive të reja të marra nga biznesi shqiptar gjatë vitit të kaluar ishin overdrafte, të cilat janë kredi me afate të shkurtra shlyerjeje dhe ofrohen në bazë rinovimi të vazhdueshëm, duke impaktuar kështu shifrën e ulët të rritjes në totalin e portofolit.

Kryesisht, këto para merren për të mbuluar nevojat për pagesën e punonjësve dhe shpenzime tëtjera operative.
Shoqata e Bankave njoftoi se kërkesa për kredi e bizneseve ka mbetur shumë e dobët përgjatë gjithë vitit 2015. Gjithsesi, bankat vazhduan të kreditojnë ekonominë duke dhënë një total prej rreth 246.5 miliardë lekë kredi të reja përgjatë vitit 2015.

Vetëm gjatë tremujorit të katërt, totali i kredive të reja të disbursuara ishte rreth 77.7 miliardë lekë, ose 39% më shumë se sa një tremujor më parë. Rreth 81.6% e totalit të kredive të reja janë dhënë gjatë vitit për bizneset.

Niveli i kredive me probleme ndaj totalit të kredive në fund të muajit dhjetor arriti në 18.2%, niveli më i ulët që prej muajit shtator 2014 kur kreditë me probleme arritën maksimumin me 25% të totalit të kredive. Sipas këtyre të dhënave, totali i aktiveve të bankave tregtare arriti në rreth 1 mijë e 318 miliardë lekë në fund të muajit dhjetor, me një rritje vjetore prej 1.9 përqindësh.

Totali i depozitave të vendosura pranë bankave arriti në fund të dhjetorit në 1.1 trilionë lekë, duke vijuar tendencën rritëse si në terma tremujor ashtu edhe vjetor, me një rritje vjetore prej 2.6%, dhe duke reflektuar besimin e vazhdueshëm të klientëve në sistemin bankar.

Në rritje paraqiten si depozitat e individëve ashtu edhe ato të bizneseve, por këto të fundit me një ritëm më të lartë rritjeje, që paraqitet në 6.7% përgjatë vitit 2015. Në terma absolutë, teprica e kredisë së pashlyer në fund të vitit paraqitet në rënie prej 1.5%, por, kjo shifër është totalisht e ndikuar nga zhvillimet në portofolin e kredive ndaj bizneseve, ndërsa kredia për individët u rrit me 2% përgjatë vitit.

Teprica e kredive ndaj bizneseve është ulur në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit si pasojë e fshirjeve të kredive të këqija nga bankat në përgjigje të masave të marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Huaja e dhënë prej tyre sektorit privat ra me 1.5% me bazë vjetore në 2015-s, apo me 9.1 miliardë lekë (65 milionë euro). Treguesiihuasëiraportuartekaktivet e sistemitbankarështëneto, duke hequrefektin e fshirjessëkredivetëhumburangabilancet e bankave. Kjoështëperformancamë e dobëthistorike e kredisënësisteminbankar. Huajabrutondërkohëra me 2.4% në 2015-m.
 
Transfertat
Ndërkohë, forma e investimit, që ka mbizotëruar në 2015-n është ajo e vendosjes së parave jashtë vendit, si “depozita në banka, institucione krediti dhe institucione të tjera financiare”. Ky zë është zgjeruar ndjeshëm me 16% apo me gati 29 miliardë lekë në vlerë absolute (204 milionë euro), në raport me fundin e 2015-s (nga 24 miliardë lekë që u rritën aktivet në total).

Ndonëse interesat e euros janë negative, sërish bankat duket se po e shohin këtë si një alternativë më të sigurt të investimit të parave të tyre, se sa të japin kredi për ekonominë shqiptare, që ka rezultuar me rënie. Në këtë mënyrë sistemi nuk ka kryer rolin e tij kryesor, atë të ndërmjetësimit të parasë në ekonomi (kalimin e fondeve nga kursimtarët tek ata që duan të investojnë).


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati