“Për një ekonomi më të drejtë”, me këtë slogan, biznesi ka marshuar paqësisht sot në Tiranë. Nëpërmjet kësaj iniciative biznesi kërkon të sensibilizojë të gjithë qytetarët për rëndësinë e luftës kundër informalitetit, ndërsa marshimi ka filluar në orën 15:00 dhe ka vazhduar deri në orën 16:00.

Në marshim morën pjesë një grup shoqatash të biznesit të prira nga Bashkimi Tregtar i Shqipërisë dhe bizneset shqiptare dhe të huaja, me mbështetjen e gjerë në publik organizojnë marshimin e parë të sipërmarrjes së lirë. Të gjithë pjesëmarrësit ishin pajisur me një tullumbace të zezë si një gjest simbolik i  njollës së zezë të informalitetin. 

E pranishme në marshim, Mira Pogaçi, drejtoresha e shoqatës "Bashkimi Tregtarë i Shqipërisë" tha se ky është një marshim paqësorë për një ekonomi më të drejtë.

"Qytetarët duhet të jenë pjesë si konsumatorë i gjithë produkteve në treg, pjesë e formalizimit të vendit. Ne jemi të gatshëm të bashkohemi në të gjitha tryezat e punës për të ofruar ndihmë bashkë me shoqatat e tjera të dhomave të tregitë", tha Pogaçi.

Cilat janë rreziqet për ekonominë?

Pogaçi: Informaliteti dëmton zhvillimin e gjithë bizneseve vendase, asnjë biznes nuk mund të rritet, pengon dhe frenon ardhjen e investimeve të huaja, dëmton të drejtat e të punësuarve, dëmton konsumatorin. 

Nisma është ndërmarrë nga Shoqata “Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”(BTSH) dhe mbështetet nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), Shoqata “Albanian Food Industry” (AFI), Qendra për Eksportet Shqiptare (AlbExport).


MARSHIM INFORAMILTETI
 (Marshimi i Shoqatës së biznesit)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com