Shoqata e Infermierëve: Mjekët dhe infermierët s’i kanë marrë pagat! Drejtoria e Spitalit: Kanë kaluar në Thesar

Shoqata e Infermierëve: Mjekët dhe infermierët s’i kanë marrë pagat! Drejtoria e Spitalit: Kanë kaluar në Thesar

Foto ilustruese

TIRANË- Shoqata e Infermiereve ka denoncuar se mjekë dhe infermierë nuk kanë marrë pagën e tyre edhe pse sipas tyre, do duhet t’u kishte kaluar në llogari brenda datës 10 janar dhe një gjë nuk ka ndodhur. Ato thonë se mjekët kanë frikë të ngrenë zërin për shkak se kanë frikë se do të hiqen nga puna.

“Ndërsa jemi kontaktuar sot në mëngjes nga mjek dhe infermier të spitaleve të ndryshme shtetërore si QSUT, Mbretëresha Geraldinë dhe nga personel i qyteteve të tjera ë vend që ende nuk kanë marrë pagën e muajit Dhjetor dhe nuk janë thënë arsyet pse paga ende nuk ka kaluar.  Edhe pse disa prej tyre janë drejtuar në institucionet ku punojnë dhe në bankën ku marrin pagën nga askush nuk kanë marrë përgjigje për këtë shqetësim. 

Përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve të Shëndetësisë ndërsa kanë kontaktuar me institucionet përkatëse kanë mare konfirmimin që brenda ditës së nesërme (date 20) i gjithë personeli do të marrë pagën e muajit Dhjetor (por që nuk u dhanë asnjë arsye për një vonese kaq të gjatë) kur në kontratë punonjësi e kanë që brenda javës të pare të çdo muaj (disa brenda datës 10) duhet të kenë marrë pagën. Sërish problemi mbetet vetë personeli që dhe kur abuzohet dhe u shkelen të drejtat kanë frikë të ngrenë zërin për veten e tyre dhe asnjë Sindikate nuk është në krah të tyre për t’i mbrojtur.  Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë do vazhdojë të jetë zëri i personelit Shëndetësore në Shqipëri dhe do jetë krah tyre në çdo situatë”, përfundon njoftimi.  

Lidhur me ketë denoncim ka ardhur edhe reagimi nga Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ që thonë se pagat kanë kaluar në Thesar dhe janë duke u transferuar në llogaritë bankare personale të personelit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 19/01/2023 16:41

    Cfare idjotizmit kan kaluar ne thesar!Administrata eshte serbe apo shqiptare,sa turp mos me dal rroga ne kohe,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?