Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka vijuar protestën e saj para Ministrisë së Transportve, ku janë shprehur se në rast se nuk do t'ju jepet zgjidhje, do të djegin mjetet e transportit para institucionit, në mënyrë demonstrative.
Kujtim Mema, kryetari i shoqatës së transporteve ndërqytetase, u shpreh se do të presin dhe nesër për zgjidhjen e dublimit të linjës Tiranë- Elbasan dhe më pas do të përshkallëzojnë protestën.
Dublimi i linjës është edhe shqetëismi i drejtuesëve të linjës Tiranë – Peshkopi, ku sipas protestuesve ligji po shkelet me të dyja këmbët.
Pritet që Ministria e Transportit t'ju japë zgjidhje sa më shpejt, në të kundërt Shoqata e Transportit ndërqytetas shprehet se përshkallëzimi i protestës nuk do t'i nxjerrë para ministrisë jo vetëm ata dhe familajrët, por do të djegin automjetet.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO