Shoqata e transportit nesër sërish protestë në 11:00: Na paguani për shtyrjen me një javë të hapjes së këtij shërbimi

Shoqata e transportit nesër sërish protestë në 11:00: Na paguani për shtyrjen me një javë të hapjes së këtij shërbimi

Shoqata e Transportit i ka shtuar 4 kërkesave të saj edhe një pikë tjetër, atë të pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së këtij shërbimi nga qeveria, si pasojë e rritjes së numrave të të infektuarve me covid-19 në vendin tonë. Ata shprehen se për këtë kërkesë dhe hapjen e transportit publik do të protestojnë ditën e nesërme në orën 11:00 pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

"Vendimi i strukturave shtetërore, për shtyrjen me 1 javë të hapjes së Transportit Publik, prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë më dije që kjo kërkesë është bashkangjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit! Ditën e mërkurë datë 17 qershor 2020, ora 11:00 punonjësit do të kërkojnë pagën dhe hapjen e transportit publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë", njofton Shoqata e Transportit.

Transporti publik u mbyll më 12 mars për të ndalur përhapjen e COVID-19. Nga qeveria u vendos fillimisht që ky shërbim të hapej me 15 qershor, por kjo nuk ndodhi dhe u shty më një javë për shkaka të rritjes së shifrave alarmante me covid në vendin tonë.  Nga ana tjetër Shoqata e Transportit kërkon plotësimin e disa prej kërkesave, në të kundërt nuk rifillojnë aktivitetin e tyre. Ata kërkojnë:

1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.

2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.

3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.

4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas

5-Sot iu shtua dhe kërkesa e pagesës shtesë për shtyrjen me një javë të hapjes së shërbimit.

 Anëtarët e shoqatës së transporti shprehen se është e pamundur që të zbatohet protokollet e sigurisë në autobusë, pasi nëse zbatohen nuk do të mund të hipin më shumë se 45 veta.

Më herët kryeministri Rama tha se shteti do të marrë përsipër të njohë 100% të konsumi e naftës dhe të zerojë taksat dhe tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 17/06/2020 02:18

    Po keta sikur nuk do dilnin vete ne shenje proteste,po tani duan leket qyl?!

    Përgjigju
  • Ilo: 16/06/2020 17:21

    O burra u be deti kos, garuzhden edhe o burra ti biem kosit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot