TIRANË- Pas më shumë se 3 muaj i mbyllur, me 15 qershor do të hapet transporti publik, e megjithatë autobusët do të funksionojnë me rregulla të rrepta anti-COVID. Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila ka prezantuar edhe 3 rregullat kryesore që duhen zbatuar nga operatorët e transportit publik.
Kështu, të gjithë qytetarët dhe personeli i shërbimit do të duhet të jenë të pajisur me maska, e ndërsa edhe pamjet ku autobusët janë të mbushur plot e përplot do i "përkasin të shkuarës". Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti.
Nga ky rregull, përftojnë edhe ato që duan të lëvizin përtej qyteteve, duke qenë se tashmë nuk ka më zona të kuqe apo të gjelbra.
"Një lajm i mirë për qytetarët dhe sektorin e transportit publik. 15 qershor rifillon shërbimi i transport publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP", njofton Balluku.
Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë protestë, mes të cilave kërkonin edhe plotësimin e 6 kërkesave, duke qenë se është një nga aktivitet më të prekura nga mbyllja e për një kohë shumë të gjatë. (Lexo këtu) Megjithatë, burime nga MIE informojnë gjithashtu se në bashkëpunim të ngushtë me MFE dhe pushtetin vendor, si përgjegjës i transportit urban, janë studiuar disa masa mbështetëse për rimëkëmbjen e sektorit të transportit, i goditur jo pak si pasojë e pandemisë COVID-19.
Me hapjen e transportit publik, të vetmet që do të vijojnë të qëndrojnë mbyllur do të jenë klubet e natës dhe transporti ajror, kjo për shkak se kufjitë ajror nuk janë hapur ende me shumë shtete.

Protokolli për transportin publik
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD denoncon: Balluku shpërbleu kryeprokurorin që arrestoi Belerin! Kunati i Zarkës u emërua drejtor i KESH 24 orë pas arrestimit nga SPAK
18 Shkurt, 17:17
-
Berisha: Rama shkëmbeu ‘kokën’ e Olsit me Veliajn! Kush është Nesti Angoni? Ish-kryeministri: Dosjen e bëri Balluku, është ‘zhdukur’
12 Shkurt, 13:12
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51
-
Përmbytjet në Durrës: PD: Kallëzim penal në SPAK zv/kryeministres Balluku dhe kryebashkiakes Sako, u shpërdoruan fondet! Dëmi i shkaktuar 10 mln euro
2 Shkurt, 15:40
-
Arben Ahmetaj vë në siklet Belind Këlliçin: A i financon Belinda Balluku protestat e tij kundër Erion Veliajt?
29 Janar, 15:05
-
Berisha: Balluku në krye të krimit elektoral! Dorëzojmë ligjin që njeh vetëm 2 gjini (por në 2019 propozoi martesa brenda së njëjtës gjini)
29 Janar, 13:18
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Merkoçi në Report TV: Skandal, Balluku me një firmë do japë leje ndërtimi në 2100 km2, SPAK merret me cironkat dhe jo me këtë!
28 Janar, 19:14
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Zona sigurie në aeroporte, Balluku merr lejet e ndërtimit në mbi 2100 km2 territor duke përfshirë Tiranën! Surprizohen institucionet e tjera, AAC superfuqi
28 Janar, 09:34
-
Vendimi me propozim e firmë të saj! Balluku merr në dorë lejet e ndërtimit në Tiranë (plus 5 bashki) Për çdo ndërtim 15 km nga aeroporti, leje edhe nga Aviacioni! Kjo praktikë, në asnjë shtet tjetër
25 Janar, 09:59
-
34-vjetori i themelimit të PD në Fier/ Bardhi: Dinjitetin e fierakëve nuk e blen dot Belinda Balluku dhe as drejtorucët e saj të korruptuar
18 Janar, 17:53
Ne keto kushte transporti publik nuk duhet hapur!
PërgjigjuSac po i zbatojn neper lokale etj
PërgjigjuKujt i thone 70% se perpara autobuzi merrte si sardele 200 deri 300 persona jasht kapacitetit
PërgjigjuNese nuk e bejne atehere kot rrine ne Kuvend. Luli merr te mirat ato te ngrene doren edhe pse jane te perjashtuar nga partial. Ka kuptim kjo. I bie qe te votojme per mendjen e lulit dhe jo vullnetin e vet. Kjo eshte absolutisht pa kuptim. Vendos ti ta ligjeroj une??????
PërgjigjuRregulloni trandlortin nderqytetas hiqni linjat dubluse , qe jan miratuar abuzivish ts tipit bashki - njesi administrative te nje bashkie tjeter, ligji thote : linjat nderqytetase jan linjat qe lidhin dy bashki dhe pik
Përgjigju