Shoqata e Transportit: Nuk nisim punën të hënën pa na u plotësuar kërkesat! Mos vrisni autobusët siç bëtë me trenin (VIDEO)

TIRANË- Transporti urban nuk do të nis as të hënën, edhe pse Ministria e Shëndetësinë ka dhënë "ok". Shoqata e Transportit kanë bërë me dije se nuk do të dalin në punë më 22 qershor, pa u ndryshuar protokollet dhe pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ato i kanë deklaruar se kërkojnë një takim me ministrinë e Infrastrukturës ose kryeministrin Edi Rama që t'u parashtrojnë qartë kërkesat e tyre, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Nga lokomotiva e vendosur te Bulevardi i Ri, shoqata e transportit ka dashur të përcjellë mesazhin për politikanët "mos e vrisni autobusin, siç bëtë me trenin'.

"Ne do të hapemi kur financiarisht do jemi gati, por për ne është e pamundur. Përfaqësojmë transportuesit e ndershëm, që kanë 30 vite që i shërbejnë popullit. Nuk na ka ardhur asnjë ftesë për takim nga Ministria. Donin ta bënim te lokomotiva për t'i treguar klasës politike që ata e vranë trenin, mos e vrisnin autobusin, mos e vrisnin transportin publik. Përfaqësuesit e transportit publik në Shqipëri, bëjnë të ditur se nëse financiarisht nuk bëhet e mundur, nuk fillojmë shërbimin. Kemi kërkuar rishikimin e protokollit, nëse nuk bëhet e mundur sipas çdo vendi të botës, s'kemi pse shpikim gjëra, nuk është funksionale, jo përgjegjësi i operatorit sjellja e pasagjerëve në bord, kemi fatorini jo polic.  Kjo dalje publike është një klithmë për t'i bërë thirrje Ramës që të paktën të ulemi në një tryezë, deklarata e ministrisë nuk qëndron aspak. Ne jemi unioni i disa shoqatave dhe mbi 90% të operatorëve në vend", thanë përfaqësues të Shoqatës së Transportit.

Duke u ndalur te vendimet që ka marrë qeveria në ndihmë të shoqatave të transportit publik, sipas tyre njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, nuk ka efekte të mëdha në buxhetin e tyre. Ndërkohë, sa i përket pikës së dytë heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore, ato shprehen skeptik duke thënë se shpresojnë që të realizohet.

Ndërkohë, përtej kërkesave të shoqatës së Transportit, të veçuar punonjësit kanë dalë në protestë të cilët kërkojnë edhe një pagë shtesë, pasi 40 mijë lekëshi ka qenë i pamjaftueshëm për ta. Teksa shoqata e Transportit sot nuk u lejua që të protestonte, ndryshe ka ndodhur në Kukës, ku përfaqësues nga transporti urban u mblodhën në protestë për të përsëritur kërkesat drejtësisë qeverisë.

Kërkesat e Shoqatës së Transportit
1- Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit.
2- Të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%.
3-Rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese.
4- Rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas
Vendimet e qeverisë në mbështetje të shoqatës së Transportit
1.Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
2.Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • F-35: 19/06/2020 14:46

    Fillimisht kerkuan cbllokim, tani shantazhojne me vetbllokim. Po falimentojne per qejf, pasi se ka ndermend kush te merret me ta.

    Përgjigju
  • Kola: 19/06/2020 13:25

    Po filluan pune ata, virusi do te shperndahet ne gjithe shqiperin, e pastaj nuk mblidhet, sepse do kemi raste sporadike, edhe ne menyre te shperndare keshtu qe nuk do dime ku te fillojm, spitale do mbushen edhe ne do zgjedhim kush do jetoj, sic u be ne Italy

    Përgjigju
  • liku: 19/06/2020 13:11

    Rrini dhe disa muaj te largohet kjo korona se ne urban e merr kollaj infeksinin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale