Emërimi i Gramoz Ruçit në krye të parlamentit ka sjellë reagimin e shoqatës "2 prilli".

Kryetari i saj Brahim Bilali thote se partia e shperbleu për 25 vite në detyrë sekretarin e saj, duke dhënë mesazhin se komunistët janë ende në udhëheqjen e vendit.

Bilali shprehet se  tashmë ka humbur çdo shpresë se mund të ketë drejtësi për vrasjet e masakrës së 2 prillit 1991, ndërsa për këtë fajëson edhe Partinë Demokratike e cila sipas tyre nuk bëri asgjë kur ishte në pushtet

Familjarët e 4 personave të vrarë gjatë demostratës së 2 prillit dhe shoqata kanë kërkuar vazhdimisht drejtësi duke bërë përgjegjës Ministrinë e Punëve të Brendshme si urdhërues të veprimeve gjatë demostratës, ku ministër i kohës ishte Gramoz Ruçi.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com