Shoqata Çamëria ka reagur ndaj deklaratave të Ministrisë së Jashtme Greke.
Në një deklaratë për shtyp Athina ka dënuar shpalosjen e një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën shkruhej se Greqia është fajtor për vrasjen e 100 mijë shqiptarëve në Çamëri.
Por ‘’Shoqata Çamëria’’ka përshëndetur tifozët shqiptarë për përkujtimin human, duke u shprehur se tifozët nuk janë mjete për propagandën zerviste. Ndeshjen e ardhshme ‘Shoqata Çamëria’ ju bën thirrje tifozëve të veshin bluzën ‘’I LOVE CHAMERIA’’.
Ja reagimi i plotë i ''Shoqatës Çamëria'':
Shoqata Çamëria reagon ndaj deklaratave absurde të Ministrisë së Jashtme Greke. Çështja çame është një çështje që do të ekzistojë për aq kohë sa ajo nuk zgjidhet dhe për aq kohë sa ekzistojnë shqiptarë. Dyfytyrësia e politikës greke që në Tiranë pranoi se ekziston çështja çame dhe në Athinë deklaron se kjo çështje nuk u dusikutua tregon se kemi të bëjmë me një shtet joserioz, që duhet të vij në binarët e diplomacisë.
Shoqata Çamëria i bën thirrje qeverisë shqiptare të njoftojë të gjithë aleatët e NATO-s dhe BE-së mbi çështjen çame, si një detyrim i vetë që buron nga Kushtetuta dhe Rezoluta e miratuar në Kuvend. Për sa i përket banerit në ndeshjen Shqipëri-Zvicër, Shoqata Çamëria përshëndet veprimin e tifozëve të rreshtuar në tribunën zviceriane për këtë akt dhe përkujtim human e jopolitik.
Politika nuk bëhetme futboll dhe qeveria greke duhet të kuptojë se tifozët zvicerianë dhe shqiptarë nuk janë mjete për propagandën zerviste që ende në Athinë e kanë përzemër, sipas parimit "shpif, shpif se diçka do të mbetet". Meqenëse pala greke paska problem mbi një baner të ngritur nga tifozët e Zvicrës, Shoqata Çamëria i bën thirrje çdo mbështetësi të Kombëtares që në ndeshjen e ardhshme të veshë bluzën "I Love Chameria". Greqia nuk mund të guxojë të sulmojë dhe dashurinë...
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com