Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra zhvilloi në Sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë ceremoninë e shpalljes së “Personazheve të Vitit 2025 për Krahinën e Mallakastrës”, një veprimtari që synon vlerësimin e figurave me kontribut të spikatur në jetën publike, kulturore dhe shoqërore.

Me këtë titull u nderuan ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës Sara Goxhaj, ish-ushtaraku i lartë, gazetari, publicisti dhe poeti Avni Skënderaj, si dhe skulptori, piktori dhe atdhetari Shkëlqim Meçaj.

Gjatë ceremonisë, titulli “Krenaria e Mallakastrës” iu akordua ish-zëvendësprefektes së Qarkut Fier, Mbarime Isufaj, për kontributin dhe angazhimin e saj në shërbim të komunitetit.

E nderuan këtë veprimtari me pjesëmarrjen e tyre ish Presidenti i Republikës Zoti Bamir Topi, Kryetari i KLSH Zoti Arben Shehu, Ministri i Mjedisit Zoti Sovjan Jaupaj, Deputeti i Mallakastrës  Klevis Jahaj, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, Zëvëndës ministri i Financave Endrit Yzeiraj, Akademik prof. Neritan Ceka, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Fatos Klosi, Prof. Fatmir Shehu, Prof. Eqerem Yzeiraj, Skënder Mehmet Shehu, Prof. Dhora Lloja, deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, intelektualët dhe veprimtarët Luan Bregasi, Shkëlqim Hajdari, Sokol Peza, Lulëzim Mehmeti, Shkëlqim Liçaj, Shkëlqim Goxhaj, Durim Nazëraj, Bilbil Dervishi, Zihni Goxhaj.

Po ashtu të pranishëm ishin Zamir Malasi, Sekretari i Përgjithshëm i OVP të LANÇ Veli Myftari, Nën kryetarët e OVP të LANÇ Vera Tarifa e Petrit Bregu, kryetari i Shoqatës Atdhetare Tirana Ruzhdi Keçi, kryetari i Shoqatës 'Tafil Buzi" Bashkim Brahimi, kryetarët e shoqatave Gramshi, Devolli, Sofra Pukjane, Myzeqeja, Labëria, Mokra, Dibra, kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë Kujtim Dervishi etj etj.

Ceremonia u shoqërua me interpretimin e këngëve tradicionale nga Grupi Polifonik i Mallakastrës, nën drejtimin e Ali Shametit, ndërsa aktiviteti u mbyll me një drekë tradicionale mallakastriote, duke i dhënë një përmbyllje festive këtij takimi të fundvitit 2025.