STRASBURG- Anëtarët e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, në takimin e tyre të Sesionit të 25 të të Kongresit në Strasburg, Francë, shqyrtuan një raport mbi gjendjen e demokracisë lokale dhe rajonale në Shqipëri.
Raporti evidenton me kënaqësi se decentralizimi i pushtetit ka qenë një komponent madhor i demokratizimit në Shqipëri dhe se kuadri ligjor është në përputhje me Kartën Europiane të Vetqeverisjes Vendore. Megjithatë, në raportin e tyre, raportuesit e kongresit çeku Ždenek Brož, dhe suedezi Åke Svensson, konstatojnë me keqardhje se niveli rajonal paraqet dobësi në raport me sistemin e përgjithshëm të qeverisjes, dhe se shoqatat e qeverisjes vendore janë të fragmentarizuara dhe kanë vështirësi në marrjen e qëndrimeve të përbashkëta.
“Një nga çështjet kryesore është se marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve të zgjedhura vendore në Shqipëri janë të dominuara nga një mjedis tejet i politizuar që mbizotëron në vend, i cili është bërë një pengesë aq serioze sa nuk i lejon përfaqësuesit vendorë të përkatësive politike të ndryshme të shprehen me një zë të vetëm. Ata nuk arrijnë të gjejnë konsensus brenda shoqatave të qeverisjes vendore. Unë mendoj se kjo çështje është me rëndësi të madhe sot, pasi zgjedhjet e fundit e kanë ndryshuar përsëri panoramën politike të vendit”, shpjegoi Ždenek Brož në fjalën e tij gjatë Sesionit.
Rekomandohet gjithashtu që autoritetet qendrore shqiptare t’i përfshijnë të gjitha autoritetet lokale dhe rajonale në konsultimet e tyre dhe t’a formalizojnë procesin e konsultimit përmes dispozitave ligjore të posaçme.
Kongresi gjithashtu rekomandon që të intensifikohet procesi i decentralizimit në Shqipëri, në dritën e Kartës, dhe të fillojë një reformë e sistemit territorial e cila t’i mundësojë komunave dhe bashkive përmbushjen e përgjegjësive të tyre në mënyrë efikase dhe eficiente. Kongresi inkurajon qeverinë që të rrisë kompetencat e deleguara të autoriteteve vendore, në raport të drejtë me burimet financiare për to, dhe të qartësojë e të rrisë rolin e autoriteteve rajonale.
Së fundi, raporti i fton autoritetet shqiptare të nënshkruajnë dhe ratifikojnë Protokollin Shtesë të Kartës Europiane të Vetqeverisjes Vendore mbi të drejtën e pjesëmarrjes në çështjet e autoritetit vendor.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com