Shoqatat fantazmë, Fino: Ja
mashtrimet e FSHF/ Dokumenti
Fino: Drejtuesit e shoqatave me precedent, do përgjigjen para ligjit

Shoqatat fantazmë, Fino: Ja<br />mashtrimet e FSHF/ Dokumenti<br />Fino: Drejtuesit e shoqatave me precedent, do përgjigjen para ligjit<br /><br>
Kandidati për postin e Presidentit të FSHF, Bashkim Fino ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke akuzuar qeverinë e futbollit shqiptar të drejtuar nga Duka për mashtrim në lidhje me të drejtën e votës në Asamble të shoqatave rajonale. E ndërsa publikon dokumentin me vendimin e gjykatës që 8 shoqatat rajonale nuk janë të regjistruar, ai thotë se priste një ndjesë për falsifikimin që është bërë, por reagimi ishte kamuflues.

Deputeti i PS që sfidon Dukën në zgjedhjet e 7 shkurtit shprehet se opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se 8 shoqatat rajonale janë të paregjistruara.

Fino: Drejtuesit e shoqatave me precedent, do përgjigjen para ligjit
Fino deklaron se drejtuesit e disa shoqatave janë figura të nderuara por që janë keqpërdorur dhe do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim, ndërsa shton se ka edhe përfaqësues shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

Pas këmbënguljes se shoqatat rajonale nuk janë fantazmë, Bashkim Fino ngre disa pyetje për FSHF: “Atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!”.

Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi dje se shoqatat të cilat nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë do votojnë për zgjedhjen e Presidentit të ri të FSHF-së. Zëdhënësi i FSHF, Gert Çarçani deklaroi se shoqatat janë të ligjshme dhe prej 20 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre dhe përfaqësojnë futbollin amator.

Në 7 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për Presidentin e ri të FSHF, ndërsa në garë janë Bashkim Fino dhe Armand Duka. Presidenti i ri do të zgjidhet nga 66 vota, ta paktën deri tani, pasi pjesë e këtij numri janë edhe 8 shoqatat, që Fino akuzon se janë fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. Bashkim Fino ka paralajmëruar herët se nëse përfaqësuesit e këtyre shoqatave do të drejtohen për të votuar do i dërgojë në prokurori, ndërsa shtoi se dosjen e ka bërë gati.

Deklarata e Bashkim Finos
Pas njoftimit se FSHF do reagonte për çështjen e "Shoqatave Fantazmë", prisja një deklaratë të ndershme dhe një falje për të gjithe falsifikimin dhe abuzimin e bërë deri tani. Por, në mënyrë shqetësuese për pastërtinë e futbollit, reagimi ishte kamuflues për falsifikimet që janë kryer nga Komiteti Ekzekutiv.

- Pas denoncimit të faktuar që 8 Shoqatat Rajonale nuk janë regjistruar në gjykatë dhe janë propozuar nga Komiteti Ekzekutiv në Asamble pa asnjë dokument, FSHF nuk pati asnjë argument mbrojtës. Opinionit publik nuk iu paraqit asnjë dokument që hidhte poshtë denoncimin se Shoqatat janë të pa regjistruara.

- Nga FSHF, nuk u paraqit asnjë dokument, prej atyre që duhet të ishin dorëzuar në FSHF prej këtyre Shoqatave.

- Sa i përket pretendimit se përfaqësuesit e këtyre Shoqatave janë figura të nderuara të futbollit, kjo gjë konstantohet pjesërisht. Disa janë figura të nderuara që janë keqpërdorur dhe që do përgjigjen ligjërisht për këtë falsifikim dhe abuzim. Por, ka edhe përfaqësues Shoqate që nuk kanë lidhje me futbollin dhe kanë precedent të rëndë penal.

- Mbi pretendimin se këto Shoqata ushtrojnë aktivitetin prej 20 vitesh, i kujtojmë FSHF-së që të mos i ngatërrojë këtë Shoqata me Zyrat Rajonale, të cilat i ka pjesë të strukturës së saj dhe emërohen nga Federata. Janë dy organizime krejt të ndryshme.

- Së fundmi, duke qenë se FSHF këmbëngul se këto Shoqata nuk janë fantazmë, por kanë aktivitet prej 20 vitesh, lind natyrshëm një pyetje thelbësore: Këto Shoqata u faktuan se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, atëherë nëpërmjet cilës llogari bankare janë paguar detyrimet financiare në Federatë, ose janë marrë fonde prej saj këto 20 vite?! Ku janë adresat dhe zyrat e secilës Shoqatë?! Çfarë dokumentacionesh ka FSHF për këto Shoqata, duke qenë se këmbëngul se nuk janë fantazëm?!

	Skandali, Fino
Dokumenti tregon se shoqatat nuk jane te regjistruara ne gjykate
 

d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës