Shoqëria civile ka përgatitur një projektligj për referendumet, që lehtëson qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të propozuar një ligj në Kuvend. Nisma ligjore u prezantua nga INFOCIP, dhe ju kërkuar parlamentit ta marrë në konsideratë.

Nevojë e domosdoshme për një ligj për referendumet. 20 vite pas miratimit të Kushtetutës nuk u miratua një ligj. Bëmë konsultime dhe draftuam një ligj me 97 nene, nëse një grup deputetësh iniciojnë një nismë legjislative paguajnë zero lekë, nëse një 100 mijë qytetarë iniciojnë një proces referendar ne gjykojmë që parimi i barazisë të aplikohet njëlloj dhe ne e konsiderojmë risi.

Gert Shella drejtor i INFOCIP