Shoqëria Civile rrëzon rrethimin tek parku i Liqenit, padit bashkinë
Përfaqësues të shoqërisë civile kanë rrëzuar rrethimin e vendit ku Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e parkut të lodrave për fëmijët tek zona e liqenit artificial. VIDEO
TIRANË - Shembjen e rrethimit prej rrjete kanë zgjedhur si mënyrë proteste përfaqësuesit e Shoqërisë Civile për të kundërshtuar ndërtimin e këndit të lojërave në Parkun e Liqenit Artificial. Të rinjtë pasi kanë shembur rrethimin kanë debatuar edhe me policinë, duke i quajtur këto punime si të paligjshme, ndërsa nuk kanë ngurruar t’i drejtohen edhe prokurorisë për të bërë padi ndaj kryebashkiakut për prerjen e pemëve dhe shkatërrimit të pasurisë publike.
Përplasja Të parët që kanë shembur rrethimin ku po kryhen punimet për ndërtimin e parkut të lojërave kanë qenë përfaqësuesit e Shoqërisë Civile. Ndërkohë që vetëm një orë pas tyre këshilltarët e opozitës në këshillin Bashkiak kanë bërë të njëjtat gjeste, ndërsa punonjësit e bashkisë kanë qenë duke e sistemuar atë. Të dy palët si shoqëria civile ashtu edhe demokratët janë shprehur kundër ndërtimit të parkut të fëmijëve tek Kodrat e Liqenit Artificial. Ata akuzuan kryetarin Erion Veliaj për shkelje dhe dëmtim të kodrave të Liqenit.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, në bashkinë e Tiranës, Leonard Olli tha se ata nuk do të lejojnë që në parkun e liqenit të kryhen masakra të tilla, siç e ka quajtur ai projektin për këndin e fëmijëve të nisur nga Bashkia. “Nuk do lejojmë këtë masakër. Do vijojmë betejën ligjore. Nuk po na japin informacion. Po priten pemë në mënyrë të paligjshme”, është shprehur Olli ndërsa ka mbjellë edhe disa pemë në zonën ku po kryhen punimet.
Nje grup qytetaresh kane shembur sot ne mengjes rrethimin e ngritur nga Bashkia te Parku i Liqenit ne shenje revolte ndaj projektit te shpallur ne heshtje, pa transparence e te pakonsultuar me qytetaret.
Posted by Nisma #Thurje on Tuesday, February 16, 2016
Ndersa sktivistët ju drejtuan Prokurorisë për të bërë padi ndaj kryebashkiakut për prerjen e pemëve dhe shkatërrimit të pasurisë publike, ekspertët kanë ringritur rrethimin, duke vijuar me punimet.