Shoqëria e show bizz-it!

Shoqëria e show bizz-it!

Foto ilustruese

Publikimi listave të pagave vuri në qendër të prozhektorëve gabimisht edhe pagat e gazetarëve!

Them gabimisht pasi lajmet për paga të larta janë jo për gazetarët, por për disa moderatore dhe për më tepër moderatore nga bota show-bizz/politikës.

Gazetarët ata që gërmojnë informacionin, që raportojnë nga terreni, që bëjnë gazetari cilesore/hulumtuese me përjashtime shumë të vogla jetojnë me paga diskriminuese!

Kur ndodh një ngjarje e madhe tërmet, pandemi, zgjedhje, ngjarje e jashtzakonshme të gjithe ne bëhemi sy e veshë për të mësuar se çfarë ka ndodhur? E imagjinoni sikur gazetarët e terrenit të shpallnin grevë a do të pranonit të informoheshit për ngjarje të mëdha e të rëndësishme nga show bizz-it?

Në gazetari tashmë prej dekadash është ngulitur modeli/miti i gabuar! Këtu është miti opinionistit/analistit/komentatorit dhe jo miti reporterit! Kur pyet studentët e gazetarisë për modelin që kanë në kokë të përmendin emra nga televizioni dhe jo emra gazetarësh!

Por nuk është ky problem vetëm në media. Kjo do të ishte gjysma e së keqës!

Duke parë profilin e këshilltarëve (jo në Shqipëri) profili i tyre është interesant:

1.Urbanizmi e transporti.

2.Ekonomia e tregjet.

3-Shkollat.

4-Shëndetësia.

5-Strehimi.

6-Fatkeqesitë natyrore e industriale.

7-Parandimi i krimit.

8-Turizmi, kultura dhe rinia.

Mjafton të hapësh Instagramin (jo CV) të këshilltarëve të punësuar këtu dhe profili është: show-bizz!

Dukja, pamja e jashtme, fasada kanë rëndësi, por këtu “imazhi” ka marrë rëndësi groteske!

Debati për rrogat do të vijojë, por debati i vërtetë për vlerat, për punën, për interesin publik nuk ka nisur ende! Deri më tani është quajtur skandal rrjedhja e informacionit, por SKANDAL është dhe mekanizmi që nuk ka funksionuar dhe piramida e vlerave/vlerësimeve!

Ka një dallim thelbësor mes interesit të publikut dhe interesant për publikun! Tani për tani po “paguajmë” për oreksin që kemi që media dhe pushteti të na servirin jo gjëra me interes, por gjëra interesante!

Në Romën e lashtë formula e pushtetmbajtesve ishte me dy elemente: bukë dhe cirk!

Sot publiku ka tri elemente: cirk, cirk, cirk (përndryshe: Instagram, Facebook, tik tok)

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir: 28/12/2021 12:31

    I dashur analist e ke komplet gabim. Ato gazetarë “hulumtues” apo investigativë që sipas jush marrin rroga “diskriminuese” thjeshtë kanë pranuar të jenë pjesë e një skeme evazioni tatimor Bashkësia me botuesit e tyre. Ti mendon vërtetë për shembull që Klodjana Lala merr një rrogë bruto 75.000 leke, apo Artan Hoxhs i famshëm merr një rrogë bruto 50.000 leke??? Por pikërisht këto janë rrogat e tyre që rezultojnë nga database të rrogave të muajit prill!! Pra gazetarët investigativë janë të kompromentuar në moralin e tyre edhe nëse pretendojnë të japin leksione etike gjithë të tjerëve.

    Përgjigju
  • adi: 27/12/2021 15:59

    kapeni me sherbimet qe fktikisht nxjerin buken per familjet....berber .keucar.orndreqes.rrobaqepea...i shembet ne gjoba.tani do i pis..fis..klizoni.ca hyn ne pun fiskalizimi te nje qe baz ka riparimin sherbimin. apo per ti dhen ato leket atyre hajdutve qe as te dhenat sruajn dot....e kete ta beni cdo vit se medemek skadon vula.....o vulhumbur jua zent ne gryk ajo cka keni ber dem e deme

    Përgjigju
  • Shqiptari: 27/12/2021 12:51

    I lumt mendja dhe dora atij qe publikoj rrogat,tashti eshte e qarte se ne shqiperi ka shum te pasur,te pasur dhe shum te varfer,dhe te varfer.Mallkuar qofte kush e ka krijuar njeriun te ishim me mir majmun te jetonim neper sesa me kete jete te pa drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!