Favorizonin bizneset në fushën e druve për prerje të paligjshme dhe i informonin për kontrollet e policisë/ Arrestohen 5 efektivë të Maliqit, 2 pezullohen nga detyra (EMRAT)

Favorizonin bizneset në fushën e druve për prerje të paligjshme dhe i informonin për kontrollet e policisë/ Arrestohen 5 efektivë të Maliqit, 2 pezullohen nga detyra (EMRAT)

Foto ilustruese

KORÇË- 5 efektivë të rendit nga komisariati i Maliqit janë arrestuar, teksa 2 të tjerë janë pezulluar nga detyra me akuzën për shpërdorim detyre, pasi favorizonin biznese që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme

Sipas burimeve për Report Tv për 5 policët gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg". Për dy policë të tjerë është dhënë masa "pezullim nga detyra". Report Tv mëson se të arrestuar janë Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo, Ardian Shepllo dhe Adrian Cekici. Ndërkohë janë pezulluar nga detyra Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose. Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e qytetit në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA).

Policët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar subjekte që prisnin pyjet në mënyrë të paligjshme. Sipas SHÇBA, dyshohet se policët kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

Ende nuk ka informacione të tjera mbi policiët e akuzuar, ndërkohë që vijojnë hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Arrestimi i 5 efektivëve dhe pezullimi i 2 të tjerëve në Maliq/ SHÇBA: Favorizonin bizneset në fushën e prerjes së druve! I informonin për lëvizjet mbi vendkontrollet e policisë

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) ka dhënë njoftim zyrtar sa i përket arrestimit dhe pezullimit nga detyra të disa efektivëve të policisë. Referuar njoftimit zyrtar, këta policë kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

"Sot, strukturat e SHÇBA-së Elbasan - Korçë, kanë ekzekutuar vendimin penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 7 punonjësve të policisë, efektivë të DVP Korçë, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Ata janë:

1.  A. Ç., 54 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”,

2. A. Sh., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq, me masë sigurie “Arrest në burg”;

3. F. K., 47 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg";

4. M. K., 28 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, DVP Korçë me masë sigurie “Arrest në burg”.

5.  Y. D., 49 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e policisë Maliq me masë sigurie “Arrest në burg”;

6.  F. Q., 30 vjeçe, me detyrë trupë shërbimi në DVP Korçë me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

7.  O. V., 25 vjeç, me detyrë trupë shërbimi, Patrullë e Përgjithshme në Komisaratin e Policisë Maliq me masë sigurie “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Masat u bënë të mundura pas një hetimi disa-mujor të SHÇBA-së në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, ku falë përdorimit të metodave speciale të hetimit u arrit të dokumentohet veprimtaria e paligjshme e punonjësve, të cilët dyshohet se kanë favorizuar subjekte të ndryshme në fushën e prerjes dhe transportimit të paligjshëm të lëndëve drusore në territorin e Maliqit, duke informuar këto subjekte mbi vendkontrollet e policisë, lëvizjen e shërbimeve dhe operacionet policore, me qëllim mosgoditjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën", njofton SHÇBA-ja.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër