TIRANE- Shoqërohen në polici 8 ish-të përndjekur politik. Përfaqësues të kësaj shtrese kanë qënë duke protestuar para parlamentit, ndërsa përgatitej të niste séance parlamentare për raundin e 4-t të për zgjedhjen e Presidentit. Por sapo ka nisur protesta e tyre ka ndërhyrë menjëherë policia, duke bërë shoqërimin e menjëhershëm të 8 prej ish-të përndjekurve. Policia ka bërë të ditur për A1 REPORT se shoqërimi i tyre është bërë për faktin se nuk ka pasur një leje për organizimin e protestës së sotme para Parlamentit. Duke qënë e paligjshme si protestë atëherë është vendosur shoqërimi i tyre në ambjentet e komisariatit numër një.

Përmes kësaj proteste ish-të përndjekurit kërkonin dëmshpërblimin e menjëhershëm të të burgusurve politikë që janë ende gjallë, akordimin e një pensioni suplementar si dhe strehimin e tyre. Peticionit të përgatitur nga ish- të përndjekurit për deputetët shqiptarë nuk i ka munguar dhe një propozim për kreun e ri të shtetit. Për ish-të përndjekurit, kandidati duhet të vinte nga rradhët e tyre dhe konkretisht kanë propozuar zotin Luan Myftiu. 
(jd/shqiptarja.com)