Vrasja e ish-kryekomunarit të Velipojës Pashko Ujka, njëherazi ndërtues pallatesh, ndalohen 2 persona! Motiv dyshohet konflikti për 1 apartament

SHKODËR- Dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së ish-kreut të Komunës Velipojë dhe ish-ndërtuesit Pashko Ujka në Shkodër tre ditë më parë. Një prej të ndaluarve është Kristian Kelmendi, ndërsa i dyti është Marjan Kola 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen. Ujkës i është bërë pritë pranë shtëpisë së tij, në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër. Ai mori plagë në shtyllën kurrizore dhe për pasojë humbi jetën në spital.

Në momentin e vrasjes ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vëllai i tij të cilët kanë parë të gjithë ngjarjen. Në dëshminë e saj, gruaja ka deklaruar se thjesht ka parë bashkëshortin e saj që është shembur në tokë, duke konfirmuar se është qëlluar me silenciator.

Hetimet janë përqendruar jo vetëm me funksionin e tij si ish-kryetar i Komunës së Velipojës, por edhe si ndërtues, nisur nga fakti se ai është ndërtues i disa pallateve në qytetin e Shkodrës vitet e fundit. Dyshohet se një prej të ndaluarve (Kristian Kelmendi) ka pasur konflikt për një apartament me Ujkën. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Pashko Ujka, u vra me armë tip silenciator në qendër të qytetit verior.

Si lindi konflikti?
Kristian Kelmendi, me origjinë nga Kelmendi, banonte në Trush. Më pas është zhvendosur në  Shkodër, ku mësohet se i ka marrë Pashkos në pallat në Shkodër. Pasi i ka lënë disa kohë dhe nuk e ka paguar, Pashko i ka kërkuar që t'i marrë pronë. Kjo mendohet të jetë edhe shkak për ekzekutimin e 64-vjeçarit në Shkodër.

Por kush ishte Pashko Ujka?
Pashk Ujka, gjatë legjislaturës 2005-2009, ishte deputet i PDK-së në parlamentin Shqiptar, madje ishte kryetar i këtij grupi parlamentar dhe pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli pjesë e partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi. Në zgjedhjet lokale 2011, Ujka kandidoi po nën siglën e PDK-së i mbështetur nga PS-ja në koalicionin për të ardhmen. Ujka ka shërbyer edhe si kryetar i komunës së Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
Vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka, kush është personi i dytë i arrestuar (EMRI)

1638207674_UJKA.jpeg

Pas 20-vjeçarit Kristjan Klemendi, mësohet se është shoqëruar edhe Marjan Kola 53 vjeç, si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujka.

M.Ç/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Modric dhe Benzema i japin Realit trofenë e parë sezonal