Shoqet e 'Zogut të Tiranës' në Report Tv: Hermesi është gay, jo trafikant! Komplot nga ata që e kanë inat! (VIDEO)

TIRANË- Në punatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv është marrë rrëfimi i dy shoqeve të Hermes Nikaj, i njohur si "Zogu i Tiranës" i cili prej një dite ndodhet në burg për dy akuza "Shfrytëzim Prostitucioni" dhe "Prostitucion". Dy shoqet (identiteti i të cilave nuk është bërë publik, për shkak të mos cënimit të privatësisë së tyre) kanë deklaruar se e gjitha kjo është një komplot nga persona të afërt të "Zogut të Tiranës" që e kanë inat me qëllim për ta fundosur. Në studion e Report Tv, një prej mikesha thotë që "Zogu i Tiranës" është gay dhe përdorues i lëndëve narkotike, por kurrsesi një tutor. Ajo ka zbuluar se operacioni për kapjen e tij është dekonsipruar dhe "Zogu i TIranës" po tregohej i kujdesshëm ditëve të fundit për të mos u shoqëruar me vajza, pasi ishte vënë në dijeni që ishte në hetim. Ajo është e bindur se në momentin që është arrestuar në hotel është mbledhur me shoqet e tij për të konsumuar lëndë narkotike, diçka që Hermesi e bënte shpesh me shoqet e tij dhe jo për prostitucion. 

"Zogu është femër, nuk është mashkull! Nuk është nevoja që ta deklarosh se duket, nuk ke pse e gjykon këta njerëz! Nuk ka lidhje me këtë ngjarje,ai  ka frikë hijen e vet! Kishte frikë të ikte në shpi kur shkonte natën. Vajzat rrinin me të se e shihin si shoqe. Pi mall, nuk ka qenë pjesë e rrjetit të prostitucionit. Ka qenë në hotel, shumë vajza sot janë në hotele, shteti merret me këta të vegjlit. Me kë rri Hermesi të gjithë janë përdorues të lëndëve narkotike. Për ca i ka marrë vajza, për të pirë kokainë dhe gjëra të tjera. Nuk është "Zogu" 2 metra burrë që e kanë frikë vajzat, ca pret nga Zogu ti. Mbulohet nga femrat. Dy shoqet i kanë thënë "më kanë thënë dy çuna, shkojmë në hotel të hamë e të pimë". I ka marrë gocat Hermesin, jo Hermesi ato. Nga e di shteti që "Zogu" nuk shkon vetë me lekë. Pse se denoncoi kjo vajza 20-vjeçare që "Zogu" më detyron mua....Rrinte me to gjoja që këto kam dashnore për t'u mbuluar se është gay nuk ka lidhje fare. Unë e njoh shumë mirë, ka shumë frikë. Na erdhën në vesh këto fjalë, që është në hetim dhe i thashë që mos u merr më me ato vajza se ti ke tjetër jetë dhe më tha "motra jam largua". Kokaina është bërë në vend të sheqerit. "Zogu" unë e mbaj mend shumë mirë e merrte nëna në telefon "bir do ta paguajmë qiranë". Zogu nuk ka patentë, zogu është copë-copë, kishte hall se mbeste pa lekë, më thoshte "a të pi një kafe 50 lekë". Është gjynah që ka një baba shumë të sëmurë, ka një nënë që vuan shumë. Është viktimë e kësaj pune, është përdorur Zogu nga ky grup", tha një nga mikeshat e tij në studion e Report Tv. 

Ndërkohë, në studion paralele ka qenë e ftuar një tjetër mikeshë me të cilën njihej prej 6 vitesh, e cila ishte fqinje me Hermesin. Ajo e përshkruan Hermesin si një djalë shumë të mirë, që vjen nga një familje e mirë, e që kurrsesi nuk mund të merrej me gjëra të tilla. 

"Kam mbi gjashtë vite që njoheshim, kemi qenë në një lagje kemi pirë kafe baskë, kemi dalë për dreka dhe darka. Zogu është person i qeshur, i sinqertë, flet, është i drejtpërdrejtë. Vjen nga një familje e mirë. Kishte shumë shoqe. Një shoqe e ngushtë dyshohet që e ka bërë të gjithë këtë situatë që t'i bëjë keq Hermesin. Mendoj që dikush ia ka bërë nga inati që ta fundosë atë, jo që kanë fakte konkrete", tha mikesha tjetër.

Si ndodhi ngjarja?
Nikaj u arrestua mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar "Your Turn", pas një hetimi 1 vjeçar nga policia dhe Prokuroria e Tiranës, përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren. Së bashku me  'Zogun e Tiranës' në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të "prostitucionit" dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela

Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela