Një aksident fatal ka ndodhur të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, si pasojë e të cilit ka vdekur 22-vjeçarja Alida Spahiu ndërsa e plagosur 19-vjeçarja Deni Doku, e cila ishte dhe shoferja e SMART-it që u përplas me një tjetër makinë.

19 vjeçarja i ka bërë një dedikim mikeshës së saj që ka ndërruar jetë, ku shkruan se nuk e pranon dot humbjen e saj, ndërsa e ka quajtur ditën e aksidentit si të "zezë".

“Nuk e di nga t’ja nis dhe si t’flas për këtë person kaq të rëndësishëm për mua. Motra ime. Nuk e pranoj dot humbjen tënde. Me duket sikur po më pret në shtepi ashtu siç më prisje ti gjithmonë! Alida Ti je pranë meje, Ti do jesh gjithmonë pjesë e shpirtit tim. Pjesë e zemrës time e trupit tim. Je e pandashme, je pranë meje .

Gjithmonë do të mbetesh e tillë Alida ime, asgjë s’mund te na ndaje as ajo nate e zezë, as fati tmerrues, as ajo skëterrë që më tronditi fort. Asgjë. Je këtu me mua. U prefsh në paqe shpirt i bardhë. Jeta ime është e jotja dhe është mbyllur aty ku u përfundua e jotja. Lujla më e bukur e parajsës, të dua”, shkruan ajo.

2 vajzat, pas aksidentit janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.