TIRANË-Ryshfeti për lejen e dyqanit brenda burgut për të dënuarit, ka çuar në pranga drejtorin e 313-ës në kryeqytet së bashku me varësin e tij, shefin e Logjistikës, Florjan Ahmetaj, dhe përfaqësuesin e subjektit brenda institucionit të vuajtjes së dënimit, Ervin Kurtulla. Drejtori i burgut 313 në Tiranë, Eduard Struga me dy personat e tjerë u arrestuan ditën e sotme pas hetimeve që nisën në datë 9 mars të këtij viti nisur nga denoncimi i një personi. Pra në më pak se një muaj i është dashur SPAK-ut për të vërtetuar aferën duke çuar pas hekurave tre personat.

Në dokumentin me detajet që Report Tv ka siguruar, theksohet se Eduard Struga me shefin e logjistikës i kanë marrë përfaqësuesit të dyqanit. 550 mijë lekë në këmbim të favoreve për t'i dhënë lejen brenda burgut. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

1585943294_EduartStruga.jpg

Me rreth Eduart Struga, drejtori i burgut që u arrestua sot

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Dokumenti i SPAK-ut: Si nisi hetimi dhe pse u arrestua drejtori i burgut 313 (Detajet)

Report Tv zbardh dokumentin e SPAK, prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion që çoi pas hekurave drejtorin e burgut 'Jordan Misja' njohur edhe si 313-ta në Tiranë së bashku me vartësin e tij, shefin e logjistikës me inicialet F.A. dhe E.K. që është përfaqësuesi i dyqanit brenda burgut që u bë shkak për prangosjet. SPAK njofton se hetimet nisën këtë vit pas kallëzimit nga një person lidhur me aferën. Sipas SPAK, drejtori dhe varësi i tij të arrestuar kanë kërkuar shuma të konsiderueshme dhe kanë marrë rreth 550 mijë lekë të personit që kishte dyqanin në ambientet e burgut në këmbim të favoreve për t'i dhënë leje. Në momentin e arrestimit shefit të logjistikës i janë sekuestruar 100 mijë lekë, që sipas SPAK-ut janë përfitim i parregullt nga personi që kishte dyqanin brenda burgut.

Ora 18:57
Leja e dyqanit brenda burgut! Zbulohet arsyeja e arrestimit të drejtorit të 313-ës

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të burgut 313 në Tiranë. Burime për ReportTv bëjnë me dije se arrestimi i Eduart Strugës dhe 2 personave të tjerë ka ardhur pasi dyshohet se kanë kryer favorizim (korrupsion) për marrjen në zotërim të një dyqani në brendësi të burgut pasi çdo ambient vuajte dënimi zotëron nga një dyqan të tille.

Ora 17:05
Arrestimi i drejtorit të burgut 313/ Në pranga vartësi i tij dhe një punonjës i sektorit privat

Sipas burimeve të Report TV dy personat e arrestuar së bashku me drejtorin e burgut Eduart Strugaj,  njëri është vartës i tij në burgun 313, ndërsa i arrestuari tjetër është punonjës në një sektor privat.

Pas kontrolleve të tre të arrestuarve, janë sekuestruar një shumë e konsiderueshme parashë për të cilat dyshohet se janë pjesë e parave të marra në mënyrë korruptive përmes tenderit.