SHORTI/ Ballkani me fat, Struga e Duros dhe Dukagjini më të vështirë në Conference League

SHORTI/ Ballkani me fat, Struga e Duros dhe Dukagjini më të vështirë në Conference League

Skuadra e Ballkanit duke festuar një gol


Të hënë në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League. Kundërshtarët i kanë mësuar edhe skuadrat e tjera shqiptare. Kampionët e Kosovës, Ballkani, në rast se kalojnë Larne, do përballen me Lincoln të Gjibraltarit. Struga e Shpëtim Duros duhet të kalojë Buducnost Podgorica për të luajtur me fituesin e çiftit The New Saints/Swift Hesper. Shkupi në Maqedoninë e Veriut nëse kalon Levskin e Sofias, luan me fituesin e Hapeol Ber Sherva/Panevezys. Dukagjini do duhet të kalojë Rijekën në Kroaci, për të luajtur me fituesin e Torshavn/Haverford.

Shorti:  

Atletic Club D’Escaldes-Partizani/ Tre Penne-Valmiera

Struga-Budocnost/ The New Saints-Swift Hesper

Ballkani-Larne/ Lincoln Red

Besiktas-Tirana/Zeljeznicar-Neftci

Shkupi-Levski Sofia/ Hapoel Ber Sheva-Panevezys

Rijeka-Dukagjini/ B36 Torshavn-Haverfordwest

Viktoria Plzen-Drita/Gzira-Diddelang


Lajmi kryesor:

Conference League/ Partizani dhe Tirana mësojnë kundërshtarët për turin e tretë


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'