Katër ekipet shqiptare që garojnë në Kupat e Europës kanë njohur kundërshtarët pas shortit që u hodh sot në Zvicër.
Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me kampionët e Moldavisë Sherif Tiraspol në turin e dytë para- eliminator të Champions League.
Shorti për ekipin verilindor shqiptar, që merr pjesë për herë të parë në Champions League mund të cilësohet si i komplikuar, pasi të dy ekipet janë në të njëjtin nivel.
Ndeshja e parë mes Kukësit dhe Sherif Tiraspol do të zhvillohet në Moldavi në datat 11-12 korrik, ndërsa e kthimit në Shqipëri ne 18-19 korrik.
Ndërsa kampionia e Kosovës, Trepça do të përballet me Víkingur nga Ishujt Faroe.
Trepça do t’i zhvillojë ndeshjet me sistemin vajtje-ardhje më 27-28 qershor dhe 4-5 korrik.
Shorti i Europa League
Pas Champions League, UEFA ka hedhur edhe shortin e Europa League. Short i lehtë për Skënderbeun që do të ndeshet me Sant Julià, ekip nga Andora.
Ndërsa Tirana do të përballet me Maccabi Tel Aviv nga Izraeli, një sfidë tepër e vështirë për fituesen e Kupës së Shqipërisë.
Partizani ka ‘peshkuar’ ekipin bullgar të Botev Plovdiv në raundin e parë të eliminatoreve.
Ndeshjet e para të turit të parë kualifikues do të zhvillohen më 29 qershor, ndërsa takimet e kthimit më 6 korrik.

dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com