Shorti i Champions League, sot
mësohen përballjet çerekfinaliste 

Shorti i Champions League, sot<br />mësohen përballjet çerekfinaliste 
Shorti për fazën çerekfinale të kompeticionit është programuar të hidhet të sot, në Nion të Zvicrës, në orën 11:45. Juventus, Real Madrid, Barcelona, Leicester, Monaco, Athletico Madrid, Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund do të mësojnë sot se kë do kenë kundërshtar.

Në këtë short nuk ka asnjë rregull ndarjeje apo përjashtimi, kështu që çdo ekip mund të përballet me këdo nga të kualifikuarat. Në këtë mënyrë gjasat janë që të ketë edhe ndonjë duel midis dy ekipeve nga I njëjti vend.

Në tetë ekipet e kualifikuara për në çerekfinalet e Champions League, duket qartë dominimi spanjoll, me tre ekipe dhe ai gjerman me dy. Kështu që ka gjasa që shorti të nxjerrë ndonjë përplasje spanjolle ose gjermane. Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 11 dhe 12 prill, ndërsa ato të kthimit më 18 dhe 19 prill.  

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve