Shorti i “Europa League”/ Inter ‘peshkon’ Frankfurtin, me fat Chelsea dhe Arsenal

Shorti i “Europa League”/ Inter ‘peshkon’ Frankfurtin, me fat Chelsea dhe Arsenal

Foto ilustruese

Është hedhur sot në Nyon të Zvicrës shorti për fazën e 1/16 të Europa League ku goglat kanë vendosur përballë çifte mjaft interesante. Skuadra italiane e Interit do të ndeshet me një kundërshtar jo të lehtë siç është Eintrakti I Frankfurtit. Zikaltërit të ardhur nga grupet e “Champions League” e shikojnë kompeticionit e dytë për nga rëndsia në Europë si shpëtimin e sezonit duke parë që në kupë dhe kampionat janë dorëzuar prej kohësh.

Me fat mund të konsiderohen dy skuadrat londineze si Chelsea dhe Arsenal, me blutë e Sarrit të cilët kanë ‘peshkuar’ Dinamo Kiev dhe me “topçinjtë” e Emery që përballë do të kenë francezët e Rene.

Ndërkohë Napoli i Anchelotti-t në këtë fazë do të masë forcat me Salzburg, skuadrën e cila sezonin e kaluar arriti deri në gjysmëfinalet e “Europa League”. Ndeshje deri diku të barabartë do të jetë ato mes Dinamo Zagreb dhe Benfikës si dhe Zenitit me Villareal, ndërsa Sevillia në letër do të ketë një kundërshtar më të lehtë si Slavia e Pragës. Ndeshja e fundit e përzgjedhur nga shorti është ajo mes Krasnodarit dhe Valencias.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen të enjeten e 7 marsit, ndërsa ndeshjet e kthimit do të jenë një javë më pas me datë 14 mars.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë