Shorti i Europa League, Milan dhe Roma njohin kundërshtarët

Shorti i Europa League, Milan dhe Roma njohin kundërshtarët

Foto ilustruese

Më 18 dhjetor në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për UEFA Europa League të raundit me eliminim direkt  për play-off. Ceremonia është caktuar të fillojë në orën 13:00.

16 skuadra do të marrin pjesë në shortin për play-off të raundit eliminator të Ligës së Evropës. Tetë skuadra që siguruan vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse të Ligës së Evropës dhe tetë skuadrat që përfunduan të tretat në grupet e tyre në Ligën e Kampionëve.

Klubet që kanë fituar vendet e dyta në fazën e grupeve të UEFA Europa League do të jenë të ndara në vazon 1, ndërsa tetë skuadrat nga Liga e Kampionëve të UEFA-s do të jenë të vendosura në vazon 2. Skuadrat e vazos 1 do përballen me ato të vazos 2 në një short të lirë, teksa në këtë fazë nuk do ketë përballje me klube nga i njëjti vend.

Fituesit e play-off-it do t'i bashkohen tetë skuadrave të tjera që përfunduan të parat në grupet e tyre të Europa League në raundin e 1/8. Ndeshjet fillestare për play-off janë planifikuar për në 15 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen një javë më vonë. Shorti për fazën e 1/8 do të hidhet më 23 shkurt.

Skuadrat vazo 1

Skuadrat vazo 2

·  Sporting CP

·  Karabakh

·  Toulouse

·  Rennes

·  Roma

·  Sparta Prague

·  Marseille

·  Freiburg

·  Benfica

·  Braga

·  Feyenoord

·  Galatasaray

·  Lens

·  Young Boys

·  Shakhtar

·  Milan

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë