Kombëtarja shqiptare do të mësojë kundërshtarët e saj në edicionin e ardhshëm të Nations League, teksa më 12 shkurt në Bruksel do të hidhet shorti zyrtar i kompeticionit.

Shqipëria bën pjesë në Ligën C dhe është pozicionuar në Vazon 1, së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin.

Sipas ndarjes së vazove, Kombëtarja shqiptare mund të përballet me një nga ekipet e mëposhtme:

• Vazo 2: Finlanda, Sllovakia, Bullgaria, Armenia

• Vazo 3: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Qipro, Estonia

• Vazo 4: Letonia/Gjibraltari, Luksemburgu/Malta, Moldavia, San Marino

Shorti i 12 shkurtit do të përcaktojë përbërjen e grupeve dhe rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Nations League, një kompeticion i rëndësishëm për ecurinë ndërkombëtare të ekipit kuqezi.

Ndarja e vazove në Ligën C