Faza ‘play-off’ e Champions League, që këtë sezon është risi dhe shortin do ta ketë të premten e 31 janarit, premton të jetë e mbushur me duele spektakolare.
Manchester City i Guardiolës siguroi kualifikimin në ‘play-off’ të Champions League në frymën e fundit, falë një përmbysje me Club Brugge, por kundërshtari i radhës për qytetarët do të jetë një gjigand i futbollit Evropian. Referuar ndarjes së bërë nga UEFA, në bazë të renditjes së fazës së grupit, në ‘play-off’ Manchester City rrezikon të ndeshet me një mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.
Këtë short të frikshëm Guardiola e komentoi menjëherë duke thënë që ‘do të luajmë me mbretin e kompeticionit ose me skuadrën e 2 ose 3 më të mirë që ka historia e Ligës së Kampioneve’. Pa komentuar nuk qëndroi se Ancelotti, pasi Reali i tij në ‘play-off’ përveç Cityt rrezikon Celticun. Italiani tha se ‘nuk duam të përballemi me Cityn’ dhe se ky format i ri i Championsit nuk i pëlqen pasi ka shumë ndeshje.

Komente

